Për një baba që merr lajmin se do të bëhet me vajzë ka edhe më tepër arsye se përse duhet menjëherë të hapë shampanjën dhe të festojë.
Sipas një studimi nga Harvard Business School baballarët që kanë vajza jetojnë shumë më gjatë, janë njerëz më të mirë dhe kanë sukses në karrierë.
Vajzat i ndihmojnë shumë baballarët që ta shohin jetën në një tjetër këndvështrim, duke bërë kështu që ata të jenë më të kuptueshëm edhe për bashkëshortet e tyre.
Ardhja në jetë e një fëmije në çdo rast transformon trurin e babait. Por, nëse ata marrin në krahë një vajzë ndjenjat janë krejt të tjera, duke i bërë ata më të afërt me gjininë femërore.
Në studim u përfshinë 50 baballarë të cilëve iu dhanë disa pajisje regjistrimi ndërsa në krahë mbanin djemtë apo vajzat e tyre.
Analizat e studimit ishin të qarta, vajzave baballarët u kushtonin 60 për qind më shumë kohë se sa djemve.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com