Studimi/Bakteret e gojës
mund të shkaktojnë infarkt

Studimi/Bakteret e gojës <br />mund të shkaktojnë infarkt
Personat të cilët kanë numër të madh të baktereve në zgavrën e gojës kanë prirje më të madhe për të pësuar infarkt të zemrës.

Pasi kanë krahasuar të dhënat e afro 400 personave, të cilët kishin pësuar sulm në zemër dhe mbi 800 vullnetarëve të shëndoshë që bënin pjesë në grupin e kontrollit, shkencëtarët amerikanë kanë vërtetuar se prania e numrit të madh të baktereve në zgavrën e gojës, është një faktor i madh rreziku për sulmin në zemër.

Te personat të cilët kishin pësuar infarkt në zemër, në zgavrën e gojës më të shpeshta kishin qenë të pranishme bakteret Tannerella forsynthesis dhe Prevotella intermedia.


Shkrimi u publikua në Suplementin Shëndetin, në gazetën Shqiptarja.com(print), 14 mars 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi