Studimi: Berisha uzurpoi
institucionet për të mbajtur pushtetin

Studimi: Berisha uzurpoi<br />institucionet për të mbajtur pushtetin
Një studim i Fondacionit gjerman "Bertelsmann" tërheq vëmendjen për skemën e ndarjes së pushteteve dhe uzurpimin e tyre në Shqipëri. Autorët përmendin faktin se në periudhën parazgjedhore, Partia Demokratike zuri poste të rëndësishme publike, si Presidenti i Republikës, shefi i shërbimit të Inteligjencës dhe Prokurori i Përgjithshëm.
 
"Rrugëtimi i Shqipërisë për në demokraci dhe ekonominë e tregut, ka qenë kaotik dhe i paqartë gjatë viteve të fundit". Kështu shkruhet në një studim të Fondacionit gjerman "Bertelsmann" për Shqipërinë, e cila është klasifikuar pas vendeve fqinjë, për përparimin demokratik dhe ekonomik, megjithëse vendet fqinjë kanë përjetuar madje edhe konflikte të dhunshme etnike.

Si kritike për Shqipërinë, autorët përmendin faktin që Partia Demokratike zuri poste të rëndësishme publike, siç janë Presidenti i Republikës, shefi i shërbimit të fshehtë, Prokurori i Përgjithshëm dhe të tjera institucione. Kjo parti në pushtet, e arriti përmes një numërimi të diskutueshëm votash, të zgjedhë si kryetar bashkie të Tiranës, kandidatin e saj, në maj 2011, veçohet në studim. Pra studimi tërheq vëmendjen në erozionin e ndarjes së pushteteve në Shqipëri.

Sipas studimit, me përjashtim të Shqipërisë, në vitin 2008, ndarja e pushteteve konsiderohej si e vënë plotësisht në jetë, në të gjithë Europën Lindore dhe Juglindore. Por sot, në 2014-n kjo nuk mund të thuhet më për 6 nga 18 vendet e rajonit: për Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi, Rumaninë dhe Hungarinë.

Në aspektin ekonomik, studimi thotë se arritja më e rëndësishme e Shqipërisë vitet e fundit, rritja e produktit të brendshëm bruto, GDP, ka rënë pikiatë, duke arritur një rritje 0.6% në 2012-n. Ekonomia e Shqipërisë është shumë e ndikuar nga goditjet e shokut, që i vijnë nga jashtë. Kjo sepse varet nga remitancat e emigrantëve, që kanë rënë kudo në Ballkan, si dhe nga kapitali në formën e investimeve direkte të huaja. Autorët propozojnë hartimin e politikave të punësimit për emigrantët që kthehen nga Perëndimi, si dhe zgjidhjen e problemit të vjetër të pronësisë mbi tokën.
 
 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Ciceron/'Unë mund të fle kudo' ekspozitë në Tiranë! 'Menaxheria e Qelqtë' shfaqet në Gjirokastër! Diskutim për librin 'Vegjetariania' në Shkodër

Ciceron/'Unë mund të fle kudo' ekspozitë në Tiranë! 'Menaxheria e Qelqtë' shfaqet në Gjirokastër! Diskutim për librin 'Vegjetariania' në Shkodër