Studimi britanik/ Vaksina Novavax ka efikasitet ndaj variantit anglez të COVID-19, pjesë e COVAX! Ruhet në temperaturë normale (VIDEO)

Vaksina Novavax është e para që tregon se është efektive kundër variantit të ri të koronavirusit të zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo ka rezultuar 89.3% efektive në provat e realizuara në Mbretërinë dhe në masën 60% edhe për variantin e Afrikës së Jugut.

Kryeministri Boris Johnson e ka cilësuar si një lajm shumë të mirë, ndërkohë që ndryshe nga vaksinat Pfizer dhe Moderna, vaksina e Novavax mund të ruhet në temperaturë normale frigoriferike, që do të thotë se mund të shpërndahet më lehtë. Stan Erck, shefi ekzekutiv i Novavax, tha se rezultatet nga eksperimenti në Mbretërinë e Bashkuar ishin “spektakolare” dhe “aq të mira sa mund të shpresonim”, ndërsa efikasiteti në Afrikën e Jugut ishte “mbi pritjet e njerëzve”.

Vaksina e Novavax jepet në dy doza dhe u tregua se ishte 89.3% efektive në parandalimin e Covid-19 tek pjesëmarrësit në provën klinike të Fazës 3 në  Mbretërinë e Bashkuar. Në prova merrnin pjesë më shumë se 15,000 njerëz midis 18-84 vjeç, nga të cilët 27% ishin më të vjetër se 65 vjeç, deklaroi firma amerikane Novavax.

Deri më tani, Mbretëria e Bashkuar ka siguruar 60 milion doza të vaksinës ndaj COVID-19.  Dozat pritet të dorëzohen në gjysmën e dytë të këtij viti, nëse miratohen për përdorim nga Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore (MHRA).

Britania e Madhe ka miratuar tani tre vaksina të koronavirusit për përdorim urgjent – një nga Universiteti i Oksfordit dhe AstraZeneca, një tjetër nga Pfizer dhe BioNTech dhe një i tretë nga firma mjekësore Moderna.

NOVAVAX ka gjithashtu një kontratë më COVAX, duke krijuar një mundësi më shumë për shpërndarjen e vaksinave në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme të cilët nuk kanë pas ende mundësi të fillojnë vaksinimin për shkak të mungesës të dozave. 

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sefgjini: 29/01/2021 08:42

    Si ka mundesi te pretendoi Lulezim Basha te behet kryeminister qe vrau ne bulevard 4 veta me punonjesit e ministrise qe drejtonte ai si minister. Si mund ti besohet Lulit kryeminister qe i shpetoi hetimit dhe burgut vetem nepermjet nje raporti mjekesor te dhene nga doktoret e ministrise se PD per rrugen e kombit me vjedhjet bigkorrupsion. Si pretendon Luli te behet kryeminister qe kur ishte kryetar bashkie nuk beri asnje lloje pune me perjashtim te nje "pampersi" per pleqte mbrapa monumentit te skenderbeut. Programi i PD eshte i njejte si aktiviteti i piramidave te SUDES.qe rriste interesat per te genjyer popullin dhe ne fund e kaloi popullin ne cmenduri. Oh zot ruaj ment ketij populli se nga luli nuk keni asnje lloje shpetimi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare