Studimi, çrregullimet e
autizimit prekin 1 një 68 fëmijë

Studimi, çrregullimet e<br />autizimit prekin 1 një 68 fëmijë
TIRANE-  Kjo diagnozë në rritje edhe në vendin tonë, gjithnjë e më shumë po vë përballë përgjegjësive si autoritetet e qeverisë për hartimin e strategjive në mbështetje të këtyre fëmijëve, por edhe organizatat që merren me trajtimin e tyre në sajë të terapive që ofrojnë.

Sipas ekspertëve botërorë autizmi është një krizë urgjente e shëndetit publik dhe duhet t’i jepet përparësi në nivel kombëtar. ndërkohë që nuk harrojnë të theksojnë se autizmi nuk njeh kufij racor, etnik ose socio-ekonomik. “Ndonëse autizmi mund të identifikohet dhe diagnostikohet në moshën 2-vjeçare, mosha mesatare e diagnostikimit fillestar vazhdon të luhatet rreth moshës kater vjeç e gjysmë. Kjo do të thotë se shumë persona janë lënë jashtë nga rezultatet transformuese që mund të ofrojë ndërhyrja e hershme intensive. Nëse do të bëjmë një ndikim direkt dhe domethënës në jetën e këtyre fëmijëve, reduktimi i moshës mesatare të diagnostikimit duhet të jetë një prioritet” ka pohuar
Robert Ring, Drejtuesi Shkencor i Autism Speaks. Aktualisht në vendin tonë janë një sërë qendrash të cilat trajtojnë fëmijët të cilët kanë probleme të spektrit autik.
 
Shifrat
1 në 68 fëmijë vuan nga autizmi sipas studimit të 2014
1 në 42 djem dhe 1 në 189 vajza preken nga autizimi
1 në 88 fëmijë raportonte studimi i vitit 2012

Shkrimi u publikua sot (2.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në Shëngjin, por me intensitet më të ulët

Vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në Shëngjin, por me intensitet më të ulët