Studimi: Debatet e shpeshta
rrisin vdekshmërinë

Studimi: Debatet e shpeshta<br />rrisin vdekshmërinë
Të paturit e debateve të shpeshta me partnerët, miqtë apo të afërmit mund të rrisë rrezikun e vdekjes në moshë të mesme, thonë hulumtuesit danezë.

Duke shkruar në ‘Journal of Epidemiology and Community Health’, ata thanë se meshkujt dhe njerëzit që nuk janë në punë janë më të prekurit.

Personaliteti i një individi dhe aftësia për t’u përballur me stres ka gjasa që të luajë një rol në gjetjet.

Studimet e kaluara sugjerojnë gjithashtu se një rrjet i mirë social dhe një rrjet i gjerë i miqve ka një ndikim pozitiv në shëndet.

Hulumtimet e mëparshme sugjerojnë se njerëzit me nivele të larta të ankthit dhe kërkesave të shumta nga partnerët dhe fëmijët si dhe ata që shpesh argumentojnë me anëtarët e ngushtë të familjes, mund të jenë në një rrezik më të lartë për sëmundjet e zemrës.

Debatet rrisin tensionin e lartë dhe sëmundjet e tjera kardiovaskulare.

debati per shendetin

Burrat, veçanërisht janë më të prekshëm nga shqetësimet dhe kërkesat e krijuara nga partnerët e tyre femra, me një rrezik më të lartë të vdekjes se ajo e lidhur zakonisht me të qenit një njeri.
 
Dr Rikke Lund, nga Universiteti i departamentit të shëndetit publik Kopenhagës, tha se shqetësimet dhe argumentet ishin pjesë e jetës.
 
Por, ajo shtoi se njerëzit të cilët ishin të përfshirë gjithmonë ose shpesh në konflikte kishin një rrezik më të madh. 

Në studim u përfshinë mbi 9,875 burrave e grave të moshës mes 36 dhe 52 vjeç të cilët u përdorën për të shqyrtuar marrëdhëniet mes streseve sociale dhe vdekjeve të parakohshme.

Studimi gjeti se debatet me partnerët apo fëmijët ishin të lidhura me  50% -100% rritje të rrezikut të vdekjes nga të gjitha shkaqet. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024