Studimi/ Dremitja e shpeshtë gjatë ditës rrit presionin e gjakut dhe rrezikun e goditjes në tru

Studimi/ Dremitja e shpeshtë gjatë ditës rrit presionin e gjakut dhe rrezikun e goditjes në tru

Dremitja e shpeshtë rrit presionin e gjakut dhe njerëzit të cilët dremisin janë më të rrezikuar që të pësojnë goditje në tru.

‘Megjithëse dremitja në vetvete nuk është e dëmshme , shumë njerëz që ‘marrin një sy gjumë’ e bëjnë këtë për shkak të gjumit të dobët gjatë natës. Gjumi i natës lidhet me një shëndet të dobët dhe dremitjet nuk janë të mjaftueshëm për ta kompesuar atë.’- tha psikologu klinik Michael Grandner.

Pjesëmarrësit e studimit të cilët zakonisht dremisnin gjatë ditës kishin 12% më shumë gjasa të rrisnin presionin e lartë të gjakut me kalimin e kohës dhe kishin 24% më shumë gjasa të kishin një goditje në tru krahasuar me njerëzit që nuk dremisin kurrë.

Studiuesit përjashtuan nga studimi njerëzit me rrezik të lartë për hipertension, si ata me diabet të tipit 2, presion të lartë të gjakut ekzistues, kolesterol të lartë dhe çrregullime të gjumit.

"Rezultatet tregojnë se dremitja rrit incidencën e hipertensionit dhe goditjes në tru, pas rregullimit ose shqyrtimit të shumë variablave që dihet se lidhen me rrezikun për sëmundje kardiovaskulare dhe goditje në tru," tha doktor Phyllis Zee.

Studimi përdori të dhëna nga 360,000 pjesëmarrës të cilët kishin dhënë informacion mbi zakonet e tyre të gjumit.

'Nëse keni pagjumësi kronike, ne nuk e inkurajojmë dremitjen sepse ju largon dëshirën për të fjetur gjatë natës.’- u shpreh Dasgupta, një profesor i asociuar i mjekësisë klinike në Shkollën e Mjekësisë Keck në Universitetin e Kalifornisë Jugore.

Shumica e njerëzve në studim që bënin dremitje të rregullt pinin cigare çdo ditë, gërhisnin, kishin pagjumësi dhe raportuan se nuk flinin shumë gjatë natës.

Shumë nga këta faktorë mund të ndikojnë në cilësinë dhe sasinë e gjumit të një personi, tha Dasgupta. Gjumi i dobët shkakton “lodhje të tepërt gjatë ditës që mund të rezultojë në dremitje të tepruar gjatë ditës”, tha ai.

"Unë besoj se dremitja është një shenjë paralajmëruese e një çrregullimi themelor të gjumit në individë të caktuar," shtoi ai. “Çrregullimet e gjumit janë të lidhura me një rritje të stresit dhe hormoneve të rregullimit të peshës, të cilat mund të çojnë në obezitet, presion të lartë të gjakut, diabetin e tipit 2 – të gjithë faktorë rreziku për sëmundjet e zemrës”./ Marrë nga CNN

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë