Mund të tingëllojë si ekzagjerim i tepruar i fantazisë por  shkencëtarët kanë gjetur  një drogë që sipas tyre mund të rigjenerojë moshën e trurit dhe fuqinë e muskujve.

Molekula e vogël e drogës, në mënyrë stimultante ngacmon drejtpërdrejt qelizat në tru dhe indet e muskujve.

Kërkuesit në Universitetin e Kalifornisë, Berkley, arritën të zbulonin këtë molekulë shumë të vogël droge duke e cilësuar një lajm të mirë, ndonëse skeptikët ishin fillimisht të çuditur e paragjykues. 

Por me çfarë ka të bëjë efekti  real i saj në mekanizmin e trurit dhe muskujve të njeriut?

Droga interferon me aktivitetin e faktorit rritës. Pra nuk i lë qelizat e plakjes të avancojnë më tutje për ti sjellë njeriut lodhje dh e humbjen e potencialit fizik e mendor.

Shkëncëtarët besojnë se droga mund të çojë drejt një trajtimi të ri mjekësor për personat e moshës së  vjetër, duke iu kthyer atyre rininë e humbur pas thinjave.
y

Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)