Studimi, edhe 1 cigare në ditë e
rrezikshme ja si duhet të veproni

Studimi, edhe 1 cigare në ditë e<br />rrezikshme ja si duhet të veproni<br>
Duhanpirësit duhet të heqin dorë nga konsumi i cigares në vend që të ulin numrin e cigareve të konsumuara në ditë për të ulur rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe goditjes nga infarktet, është përfundimi i një studimi të realizuar nga BMJ në Britaninë e Madhe.

Sipas të njëjtit studim, personat që konsumojnë një cigare në ditë kanë 50% më shumë mundësi të preken nga sëmundjet e zemrës dhe 30% më shumë të goditen nga një infarkt se personat që nuk konsumojnë cigare.

Studiuesit u shprehën se duhanpirësit të cilët ulnin konsumin e cigareve kishin më shumë shanse për ta lënë duhanin, ndërkohë që kanë shtuar se sëmundjet kardiovaskulare dhe jo kanceri është rreziku më i madh për jetën e duhanpirësve, duke shkaktuar rreth 48% të vdekjeve të parakohshme.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Rienergjizimi i PS-së/ Rama zhvillon takimin e dytë me të rinjtë e Akademisë Politike

Rienergjizimi i PS-së/ Rama zhvillon takimin e dytë me të rinjtë e Akademisë Politike