Studimi francez, cigaret elektronike
mund të shkaktojnë kance

Studimi francez, cigaret elektronike<br />mund të shkaktojnë kance
Një studim francez për cigaret elektronike, i cilësojnë këto të fundit po aq të dëmshme sa cigaret normale. Ato përmbajnë kimikate kancerogjene. Revista, e cila ka raportuar gjetjet e “Institutit të Konsumatorëve Kombëtar”- tha se ato kanë testuar dhjetë modele të ndryshme të cigareve elektronike dhe kanë arritur në përfundimin se në to ka përbërje kancerogjene dhe toksike.

Studiuesi Thomas Laurenceau shkruan: "Ne kemi zbuluar një sasi të konsiderueshme të molekulave kancerogjene në avujt e këtyre cigareve të cilat deri tani kanë kaluar pa u vënë re.

"Në tre modele të ndryshme të këtyre cigareve, nga dhjetë nivelet e formës ato kanë përbërje kancerogjene në vijë të afërt me cigaret tradicionale". Raporti kritikoi gjithashtu modelet e cigareve elektronike të caktuara për fëmijë, sepse nivelet e nikotinës që përmbajnë këto cigare elektronike mund të jenë vdekjeprurëse për fëmijët.

Z. Laurenceau shtoi: "Kjo nuk është një arsye për t'i ndaluar ato, por një arsye e mirë për t`i kontrolluar ato." Nivelet toksike të molekulave të ndryshme që janë gjetur në disa cigare elektronike mund të jenë po aq të rrezikshme sa cigaret tradicionale.

Cigaret elektronike u shpikën për herë të parë në Kinë në vitin 2003. Ashtu si dhe në shumë kombe të tjera u vendosën ndalime në pirjen e duhanit. Kështu u ndje e nevojshme të shpiknin një cigare elektronike, e cila do të kishte një ndjesi të ngjashme me pirjen e duhanit.

Në mars të këtij viti, eksperti shëndetësor Profesor Bertrand Dauzenberg, foli për radion Evropa e Francës, se cigaret elektronike mund të kenë efekt të kundërt nga çka është projektuar për të.

Ai shtoi: "Këto cigare elektronike mund të çojnë edhe në një faktor tjetër negativ. Këtë cigare mund ta fillojnë ta pijnë edhe fëmijët, ndaj duhet të ndalohet shitja për të miturit.
“Megjithatë për duhanpirësit e rregullt, mënyra më e mirë për ta lënë duhanin është çamçakëzi”- shtoi ai.


(m.z/v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve