Studimi francez, meshkujt e rinj,
më pak spermë dhe pa cilësi

Studimi francez, meshkujt e rinj,<br />më pak spermë dhe pa cilësi
Meshkujt prodhojnë më pak spermë dhe cilësia e spermatozoidëve është në rënie drastike. Rënia e fertilitetit mashkullor, duhet hetuar. Të paktën kështu rezulton sipas një studimi të realizuar nga francezët dhe publikuar në "Corriere della Sera".

MILANO - Sasia e spermës së meshkujve francezë ka rënë në mënyrë dramatike: me rreth një të tretën, duke filluar nga viti 1989 deri në 2005. Shkaqet e kësaj humbje - e cila llogaritet të jetë rreth 2 për qind në vit - janë për t'u zbuluar, por shkencëtarët e konsiderojnë atë një problem serioz për shëndetin publik. Që nuk i përket vetëm Francës.

Studimi Francez
- Të dhënat e analizuara në një studim të botuar në revistën mjekësore "Human Reproduction", me një kampion prej më shumë se 26.600 meshkujve të moshës 18-70 vjeç, janë mbledhur në 126 qendra të shëndetit riprodhues. Numri në miliona i spermatozoidëvë për milimetër është ulur me 32.3 për qind, me një normë vjetore prej 1.9 për qind. Nëse sperma në mesatare mbetet brenda zonës së fertilitetit, përqindja e asaj nga struktura "normale" ka rënë me 33.4 për qind.

 "Për aq sa dimë, ky është studimi i parë që tregon një humbje kaq serioze dhe të përhapur në përqendrim dhe morfologji të spermës, për një vend të tërë dhe në një hark kohor të konsiderueshëm", - tha për BBC, Joelle Le Moal, një nga autorët e studimit, BBC -. Ky është një paralajmërim serioz për shëndetin publik ". Italia- Në Itali, një studim i një viti më parë në një kampion prej 2 mijë persona, arriti në përfundimin se të rinjtë italianë janë më pak fertilë se të rriturit: numri i spermatozoidëvë të 18-vjeçarëve ishte rreth 25% më e ulët se ajo e 40-vjeçarëve. Ekspertëtë e shoqatës italiane të andrologjisë dhe mjekësisë seksuale kanë fajësuar ambientin dhe ushqimet si shkakunkryesor për t'u hetuar; shkakrkimet e gazit, pesticidet, aditivët, lëndët shtesë në ushqime, detergjentë, dhe produkte të tjera, me efekte jo plotësisht të njohura, që mund të ndikojnë në uljen e numrit dhe cilësisë së spermatozoidëve dhe kompromentojnë fertilitetin. Që, midis të rinjve që jetojnë në qytet, është rreth 30 për qind më shumë krahasuar me ata që jetojnë në rrethina.

Shkrimi u publikua në gazetën Shqiptarja.com(print), suplementi Shëndeti, 6 dhjetor 2012

(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga