Studimi: Grupet minoritare më të rrezikuara nga COVID-19

Studimi: Grupet minoritare më të rrezikuara nga COVID-19

Në një studim të publikuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe në revistën shkencore The Lancet, ka konfirmuar se grupet e pakicave etnike ishin në një rrezik më të lartë për të rezultuar pozitiv me COVID-19.

Studimi, i cili përfshinte 17 milion të të rriturve konfirmoi rrezikun më të madh për grupet e pakicave etnike krahasuar me personat e bardhë, pasi llogaritën faktorë të tjerë si profesioni, madhësia e familjes dhe kushtet shëndetësore.

Në studim u theksuan edhe pabarazi për shtrimin në spital.

Studimi i fundit, i botuar në revistën The Lancet, përdori një platformë të analizës së të dhënave të marra nga mjekët në 40% të Mbretërisë së Bashkuar.

Etniciteti u vetë-raportua nga pjesëmarrësit në regjistra dhe studiuesit i grupuan ato në pesë kategori : të bardhë, nga Azia Jugore, me ngjyrë , të tjerë, të përzierë dhe më pas në 16 nën-grupe të tjera.

Studimi zbuloi se pothuajse të gjitha minoritetet kishin një rrezik relativ më të lartë për të rezultuar pozitiv me koronavirus, shtrim në spital dhe vdekje, krahasuar me grupet e bardha.

Në valën e dytë, grupet me origjinë nga Azia Jugore mbetën në rrezik më të lartë për testim pozitiv. 

Studimi zbuloi se faktorët shëndetësorë si presioni i gjakut ose kushtet themelore shëndetësore brenda grupeve të Azisë Jugore luajtën rolin më të madh në shpjegimin e rreziqeve.

Madhësia e familjes ishte gjithashtu një faktor i rëndësishëm, por autorët thonë se ka disa kufizime në studim, duke përfshirë një paaftësi për të kapur të gjitha variablat e mundshëm shpjegues, të tilla si profesioni ose sjelljet e lidhura me shëndetin.

Edhe në një studim mbi antitrupat verën e kaluar u arrit në përfundimin se grupet aziatike dhe të pakicave në Angli ishin më të prekura nga COVID-19.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Në fushë pa Canin, ekipi i Dinamos dhe trajneri emocionojnë me dedikimin për Martinin e vrarë me thikë në zemër

VIDEO/ Në fushë pa Canin, ekipi i Dinamos dhe trajneri emocionojnë me dedikimin për Martinin e vrarë me thikë në zemër