Studimi: Humbja e dëgjimit shkakton dëmtimin e trurit

Studimi: Humbja e dëgjimit shkakton dëmtimin e trurit

Foto ilustruese

 Humbja e dëgjimit shkakton dëmtimin e trurit,  ku ndodh rënie e aftësive njohëse.

Studiuesit kanë paralajmëruar që edhe fazat më të hershme të shurdhërisë, kur akoma mund të dëgjoni pëshpëritje, gjithashtu mund të dëmtojnë funksionin e trurit.

Në këtë rast kur përpiqeni të dëgjoni, tashmë është një shenjë se truri po vepron ndryshe.

Njerëzit e shurdhër gjithashtu kanë tendencë të izolohen, duke bërë që truri i tyre të jetë më pak i stimuluar.

Shkaku i sëmundjeve mendore mbetet ende i panjohur, por ka dëshmi në rritje që kujtesa fshihet nga truri në njëfarë mënyre.

Mësimi i gjërave të reja, si dhe bashkëveprimi shoqëror, krijojnë rezerva njohëse dhe për këtë arsye rezistojnë ndaj dëmtimit të trurit.

Studiuesit nga Universiteti i Columbisë ekzaminuan 6450 të rritur, mosha mesatare e të cilëve ishte 60 vjeç, për funksionin dëgjimor dhe aftësive njohëse.

Ata kanë zbuluar se në çdo 10 decibel ka një rënie të konsiderueshme të aftësisë njohëse.

Ulja më e madhe e aftësisë njohëse ishte tek ata, dëgjimi i të cilëve sapo kishte filluar të dobësohej.

Studimi nuk adresoi nëse humbja e dëgjimit shkakton drejtpërdrejt dëmtime në aftësitë kognitive, por mund të jetë që dëmtimi i dëgjimit dhe performancave  njohëse janë të lidhura me procese të zakonshme që lidhen me plakjen.

Mjekët kanë përdorur 25 decibel që është i barabartë me një  pëshpëritje, për të përcaktuar kufirin midis dëgjimit normal dhe humbjes së butë të dëgjimit te të rriturit.

Supozohet se dëmtimi nuk ka filluar derisa personi të ketë kaluar këtë prag,” tha Justin Golub, një otolaringolog në Universitetin e Kolumbisë.

Humbja e dëgjimit është e lidhur me izolimin shoqëror, depresionin, rënien kognitive dhe çmendurinë dhe duhet të trajtohet sa më shpejt të jetë e mundur.

Parandalimi ose trajtimi i humbjes së dëgjimit mund të zvogëlojë incidencën e sëmundjeve mendore deri në cmenduri, thonë ekspertët, sipas të cilëve aparati i dëgjimit është opsioni i vetëm tani për tani.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale