Studimi i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara: Gratë në politikë 2019, Shqipëria e 4 në botë

Shqipëria renditet në vendin e 4 në rang global, për sa i përket numrit të ministreve gra në qeveri. Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Gratë (UN Women) ka kryer një studim të grave në politikë për vitin 2019, në 191 vende, ku konfirmohet progresi i qeverisë shqiptare në përfshirjen e grave dhe vajzave në vendimmarrje.

Shqipëria renditet e 4 në Botë, me 8 gra ministre ose 53.3 % e kabinetit qeveritar prej 15 ministrash. Vendi ynë renditet i pari në rajon sa i përket ministrave gra në qeveri. Spanja është vendi i parë në Botë me 11 ministre, nga 17 anëtarë që ka qeveria spanjolle. Një në 5 ministre është grua sipas hartës globalë të UN Women.

Parlamenti i Shqipërisë i dalë nga zgjedhjet e 25 Qershorit 2017, ka numrin më të madh të grave deputete në 27 vitet e fundit. Gratë përfaqësohen në Kuvend me 41 deputete nga 140 në total, ose 29.3%, duke u renditur e 53 në rang global.

Në legjislaturën 2013-2017, përfaqësimi i grave deputete ishte 23,5%. Ka pasur progres në përfaqësimin e grave në nivele të larta të Administratës Publike, ku rreth 60% e grave janë në nivel Drejtorësh të Përgjithshëm.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Përse Wisconsin është thelbësor në garën presidenciale të vitit 2024?

Përse Wisconsin është thelbësor në garën presidenciale të vitit 2024?