Kryemadhi kafe me gratë në Tiranë: Sipas CIA-s, oligarkët vjedhin 1.5 mld euro nga Buxheti i Shtetit (VIDEO)

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, mëngjesin e sotëm ka zhvilluar një takim me gratë e njësisë nr. 5 në kryeqytet.

Ajo tha se të rinjtë dhe të rejat janë pjesë e rëndësishme e politikës por ato që i japin ngjyrë dhe sharm janë gratë.

“Të rinjtë dhe të rejat janë një pjesë tepër e rëndësishme e gjithë jetës politike dhe asaj shoqërore të vendit, por ato që i japin ngjyrë dhe sharm janë gratë. Një grua në politikë, një grua në vendimmarrje është shumë e rëndësishme për gjithë shoqërinë, për shkak se vetë paqja dhe mirësia e gruas, që Zoti e ka bërë nënë, i jep edhe shumë instinkte të tjera për të përcjellë atë atmosferë pozitive për të cilën shoqëria ka nevojë. Unë ju falënderoj të gjithave ju që jeni sot këtu në këtë takim, edhe pse keni angazhimet tuaja, pasi për ne si LSI angazhimi i gruas është shumë i rëndësishëm.”

Ajo gjatë fjalës së saj tha se formalizimi i ekonomisë në Shqipëri është i domosdoshëm dhe se sipas CIA-së 1.5 miliard euro i vidhen buxhetit të shtetit nga oligarkët, për të mbushur xhepat e tyre.

"Formalizimi i ekonomisë në Shqipëri është i domosdoshëm, sepse ne hyjmë tek vendet, që këtë informalitet ekonomik e kemi para, të cilën shqiptarët e paguajnë të tërë. E paguan ai që merr ndihmë ekonomike, e paguan hallexhiu, e paguan ai që të lustron këpucët, e paguan çdokush, por nuk e paguan vetëm ai oligarku, i cili e grabit dhe nuk e dorëzon TVSH-në në shitje. E paguan në hyrje me mallrat e importit dhe nuk e paguan pastaj në TVSH, që janë me miliona e me miliarda.

Sipas statistikave të raportit të CIA-s, është shumë e thjeshtë, 5 miliard është i gjithë GDP-ja e Shqipërisë, 50 për qind e të cilës është informalitet, që do të thotë që gati 1.5 miliard euro i vidhen buxhetit të shtetit nga oligarkët, të cilët i fusin në xhepat e tyre dhe ne krijojmë polici pas policie për të gjobitur kë? Për të gjobitur atë dyqanin e lagjes, për të gjobitur atë kafen e lagjes, atë që shet speca e domate në rrugë e kështu me radhë dhe asnjë nuk e vret mendjen për ta formalizuar ekonominë shqiptare, sepse një ekonomi e formalizuar jep shanse për të rritur pagat e shqiptarëve, për të investuar, për të rritur pensionet. Pasi sot është e tmerrshme që piramida e pensioneve është kthyer kokëposhtë, për shkak të mungesës së vendeve të punës, për shkak të mungesës së punës së mirë paguar, për shkak të mungesës së kontributeve dhe sot një pensionist me pensionin që merr nuk arrin dot të paguajë jo vetëm dritat dhe ujin, apo të ushqehet, por as ilaçet me të cilat duhet të jetojë. Aq më tepër pastaj po të hyjë COVID-i, nuk bëhet më fjalë për të parë nipër e mbesa, nuk bëhet fjalë për të lëvizur, nuk bëhet më fjalë për të pushuar dhe për të jetuar të lumtur ato ditë që ia ka falur Zoti.”, tha ajo.

Kryemadhi tha së shqiptarët paguajnë faturën më të lartë të ujit në rajon, pavarësisht se nuk furnizohen me ujë 24 orë të ditës, duke shtuar se ka ardhur koha që e gjithë kjo të ndryshojë më 25 prill.

"Ne paguajmë sot faturën më të lartë të ujit në rajon. A kanë ujë shqiptarët sot 24 orë? Përkundrazi, nuk kanë fare. E pra ka ardhur kohë që këtë paketë që ka mashtruar shqiptarët, këtë paketë e cila ka qenë fiktive ta ndëshkojmë me votë më 25 prill. Le të jetojmë në Shqipëri dhe ta kthejmë ashtu siç ka qenë, në një vend me begati të jashtëzakonshme përsa i përket bujqësisë, agro-përpunimit, turizmit, të cilat nuk mund ta kesh po nuk pate drita, po nuk pate ujë, po nuk pate rrugë. Ju e patë se si u shemb rruga e atij oligarkut që e puthi në ballë, ai që ka marrë paratë pa fund dhe sot ku është? Sot i shemben rrugët dhe në rrugët që shemben, do të shembet edhe vetë Edi Rama me kështjellën e tij të Rilindjes. Ndaj angazhimi juaj do të jetë një fitore e madhe për ne. Sepse vota e një gruaje dhe e një burri janë të barabarta në kutinë e votimit, por fuqia dhe forca e një gruaje me votën e saj është shumë më e madhe.”, shtoi Kryemadhi.

 

J.GJ./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • raul: 24/02/2021 17:14

    Kjo shalegjata dymetroshe, koka me qoshe Kajda gjoshe e qan fare pogonishten , dhe baftjarin me raki skrapari. Skuqet pak nona vet amo e qan fare. Keshtu do kerceje dhe me 25 prill kur leshilikes te shkoje per skrap.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë