Një studim i fundit i kryer nga BBC, për gjysmën e parë të vitit 2012, ka nxjerrë në pah vendet me numrin më të madh të shkarkimit pirat të muzikës në botë. Kështu në vendin e parë renditen Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me mbi 96 milionë shkarkime pirate.

Pas saj vijnë Britania në vendin e dytë me rreth 43 milionë shkarkime dhe Italia respektivisht në të tretin me 33 milionë. Mbyllin top pesëshen Kanadaja dhe Brazili respektivisht në vendin e katërt dhe të pestë.

Ndërkaq gjatë studimit është vënë re se albumi i fundit i këngëtares Rihanna, “Talk that talk”, rezulton të jetë edhe albumi më i piratuar, me rreth 1.5 milionë shkarkime ilegale.

(er.çi/Shqiptarja.com)