Studimi i efekteve të mishit të kuq kthehet në çështje interesi

Studimi i efekteve të mishit të kuq kthehet në çështje interesi

Foto ilustruese

Grupi i studiuesve që hodhi poshtë efektet negative të mishit të kuq  ka marrë fonde nga një program universitar i mbështetur pjesërisht nga industria e viçit.

Sipas "Washington Post", grupi ndërkombëtar i studiuesve, i kryesuar nga Bradley C. Johnston, një epidemiolog në Universitetin Dalhousie në Kanada, arriti në përfundimin se efektet negative të konsumimit të mishit të kuq ishin zmadhuar dhe studimet nuk ishin bazuar në prova të mirëfillta shkencore.

Këta studime kanë nxitur shumë debate në lidhje me efektet negative të mishit të kuq dhe është ktheher në çështje interesi mes palëve.

Në prill, Johnston njoftoi se programi i Bujqësisë dhe Shkencave të Jetës (AgriLife) në Teksas të SHBA-së A&M do të bashkohet me grupin e studimit NutriRECS, ku AgriLife përfshin një program mbi  bagëtinë e gjedheve dhe promovimin e viçit në Teksas për konsumatorët.

AgriLife ka shpenzuar 170 milionë dollarë për hulumtimet në vitin 2019.

"Sigurisht që institucioni AgriLife është i lidhur fort me industrinë e bagëtisë", thotë Walter Wellett, një profesor i epidemiologjisë dhe ushqyerjes në Shkollën e Shëndetit Publik në Harvard dhe një kritik i vendosur i studimit të mishit nga grupi  "NutriRECS".

Javën e kaluar, "New York Times" publikoi një histori që zbuloi se Johnston nuk kishte konflikt interesi me një studim të ngjashëm në vitin 2016 " The Annals of Internal Medicine", që kishte për qëllim të degradojë shoqatën e konsumit të sheqerit me rreziqet e shëndetit McDonald's, Coca-Cola, PepsiCo dhe Cargill që janë mbështetur financiarisht nga Instituti Ndërkombëtar i Shkencave të Jetës.

Një nga autoret e tjera të studimit, Regina El Dib, asistente në Institutin e Shkencës dhe Teknologjisë në Universitetin Estadual Paulista në Brazil,  ka marrë fonde nga Këshilli Kombëtar Brazilian për Zhvillim Shkencor dhe Teknologjik, për kompaninë braziliane që është firma më e madhe e përpunimit të mishit në botë.

Brazili është eksportuesi më i madh në botë i viçit, duke siguruar 20% të eksporteve totale globale të viçit.

Ngelen ende të pazbuluara nëse efektet e mishit të kuq janë negative për shëndetin dhe priten studimeve të tjera, ku nuk do të përfshihet interesi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille