Në një studim të bërë nga shkencëtarët, depresioni i shfaqur në pleqëri është më serioz dhe i komplikuar, sipas një studimi të kryer në Qendrën Mjekësore Universitare në Amsterdam.
Gjatë studimit autorët e vlerësuan të dhënat e 1042 pjesëmarrësve të diagnostikuar me çrregullime të mëdha depresioni dhe monitoruan performancën e tyre për dy vite rresht duke marrë në konsideratë katër tregues: koha e sëmundjes, kursi kronik i saj, ashpërsimi dhe koeficienti i regresionit.
Mirëpo, pas dy vitesh, u vu re se të katër faktorët sa vinin e përkeqësoheshin me rritjen e moshës së pacientëve.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Veçse, rezultatet ishin akoma më të këqija për personat mbi 70 vjeç ose më të vjetër, krahasuar me ato të grupit referues që varionin nga 18- 29 vjeç.
Por në këtë pikë, nevojiten më shumë studime për të kuptuar mekanizmat që qëndrojnë në bazë të kësaj lidhjeje, si dëmtimi i rolit njohës, me qëllim parandalimin e pasojave negative të një çrregullimi të madh depresiv që prek moshat e treta.
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)