Historia prekëse/ Prej 18 vitesh lufton me depresionin, 35-vjeçari rrëfen kalvarin e vuajtjeve në “Rreze Dielli” dhe si arriti të kurohej falë dr. Ylli Merjas

Depresioni është kthyer në ‘sëmundjen e shekullit’, duke prekur gjithmonë e më shumë edhe moshat e reja. Kjo është historia e Jetmir Pinos, I cili prej 18 vitesh po lufton me depresionin. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli”, 35-vjeçari tregoi kalvarin e vuajtjeve me këtë sëmundje.

“Shqetësimi i parë ka filluar në moshën 17-vjeçare, ishin probleme të tipit të ankthit, ishte ajo faza kur do të filloja shkollën e lartë dhe problemet për shkollën, streset. U sëmura dhe e nisa shkollën pas rehabilitimit. Kam studiuar infermieri të përgjithshme por kam dhe një zanat tjetër, kam bërë dy kurse professionale për instalime elektrike dhe riparim elektroshtëpiakesh. Kam një dyqan timin që punoj me riparime eletroshtëpiake. Kisha ankth, nuk kisha dëshirë që të dilja nga shtëpia dhe rrija vetëm në shtëpi. Nuk kisha kontakt as me shokët, më shkruanin dhe unë fikja telefonin. Arrita në atë fazë që më flisnin familjarët dhe unë nuk u ktheja përgjigje. Më pas u shtrova në spital, ndejta rreth një muaj në spital. U përmirësova por nisi sërish…” rrëfen ai.

Ai thotë se ka kërkuar edhe ndihmën e psikologut,i cili e ka ndihmuar por simptomat i janë shfaqur sërish:

Kam kërkuar ndihmë tek psikologu, më ka ndihmuar deri në një farë pike.

Prej 6 muajsh, Jetmiri është këshilluar dhe kuruar nga mjeku popullor Ylli Merja.

Kam bërë dy kura me dr. Ylli Merjan ndërsa ilaçet industrial i kam minimizuar dhe jam shumë herë më mirë. Punoj, bëj aktivitet, shkoj në teatër, sport, kafe me miqtë.

Duke vuajtur prej 18 vitesh nga kjo sëmundje, ai kishte edhe një mesazh për të gjithë ata që si ai po luftojnë me të njëjtën gjë:

“Unë do t’u thoja të gjithë atyre kanë probleme të tilla që ta flasin dhe mos e mbajnë përbrenda. Ta flasin me familjarët, me miqtë dhe të përdorin sa më pak medikamente industriale sepse krijojnë varësi dhe kanë efekte anësore” tha Jetmiri.

Në një intervistë për “Rreze Dielli” ishte edhe mamaja e tij, znj. Beglije Pino, e cila rrëfeu për situatën e vështirë që ka prekur jo vetëm Jetmirin por edhe djalin tjetër të familjes.

“E kemi përjetuar shumë keq. Situata filloi që në mbrëmjen e maturës, ngrivi djali komplet. E morëm, e çuam në spital në Tiranë. E kemi shtruar 3 herë në spital. Edhe djali tjetër ka të njëjtën sëmundje. Të dy në moshën 18 vjeç i ka kapur e njëjta sëmundje. Por djali vogël e ka më të lehtë. Ne kemi ndenjur në Maliq dhe kemi 8 vite që kemi ardhur këtu, nuk na njeh njeri” u shpreh ajo.

Ndërsa tregon për njohjen me mjekun popullor dhe kurat me të cilat Jetmiri dhe vëllai I tij kanë gjetur përherë të parë përmirësim pas shumë vitesh.

Me doktor Yllin më njohu mbesa, ajo shkonte në Tiranë dhe më solli ilaçet bimore dhe iu dhashë djemve. Kemi që në qershor, i mbaruam ato dhe bëmë dhe një kurë tjetër. Kemi 6 muaj që bëjmë kurën, tani ka gjetur rehat me këto kurat.

MC/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë