Studimi i ri/ Mafia siçiliane
"çeli” nga pemët e limonit

Studimi i ri/ Mafia siçiliane<br />"çeli” nga pemët e limonit<br>
Lidhja e fortë me limonat në shekullin e 19-të, mund të ketë qenë shkaku për krijimin e mafies siçiliane.

Ose të paktën kështu pretendon një studim i ri që argumenton se kjo tendencë i lejoi gangsterët që të çimentonin pozitat e tyre në shoqëri si protektorë të biznesit lokal.

Kërkesa për limonë u rrit gjatë luftërave napoleonike pasi James Lind, një doktor skocez dhe pionier i higjenës navale, zbuloi se frutat e qitros kuronin skorbutin.

Kërkuesit pretendojnë se mafia u shfaq në vende ku prodhuesit e limonit kishin fitime të mëdha për eksportin përtej detit.

Në kushtet e zbatimit të dobët të ligjit, mafia i mbrojti kultivuesit e limonit nga “grabitësit” dhe veproi si ndërmjetëse ndërmjet prodhuesve dhe eksportuesve.

Studimi kryer nga kërkuesit e Queen University në Belfast dhe i publikuar te “Journal of Economic History”, ka përdorur të dhëna nga një hetim parlamentar i viteve 1881-1886 mbi qytetet siçiliane.

limon

Ai hidhte një vështrim mbi shkaqet e krimit në 143 qyteza dhe dilte në përfundimin se prania e mafies lidhje fort me prodhimin e portokallëve dhe limonëve.

Studimi gjithashtu argumenton se një rritje e fragmentarizmit të tokave pas reformës së tokave të epokës së Burbonëve (1816-1860) krijoi terren pjellor për mbrojtjen nga mafia, sepse kishte një numër të madh pronarësh të tokave dhe për rrjedhojë kishte në nevojë në rritje për mbrojtje private.

Limonët u bënë shumë të çmuar pasi u zbuluan përfitimet e tyre për shëndetin, sidomos lidhur me parandalimin e skorbutit.

Përpara se James Lind të dëshmonte se qitro mund ta parandalonte sëmundjen që mund të shkaktojë fryrje, limonët përdoreshin vetëm për importe luksi, për dekorime dhe parfume.

Por kur kërkesa për këtë frut u rrit, ato duhet të importoheshin nga Siçilia.

Pemët e limonit kanë një tolerancë të ulët për kushtet ekstreme të klimës, dhe kërkojnë temperatura ndërmjet 13-30°.

Temperatura mesatare në Siçili është ndërmjet 10–22°C, duke e kthyer këtë ishull në një prej vendeve të pakta në Evropë ku limonët mund të rriten pa probleme.

Felia Allum, një lektor i historisë dhe politikës italiane te University of Bath i cili nuk ishte përfshirë në këtë studim, tha për The Times: “Studimi është i përpunuar mirë dhe koherent, si dhe përdor disa prova empirike”.

Por But Baris Cayli, një kërkues te University of Derby në sociologjinë e krimit të organizuar, tha se frutat e qitros ishte vetëm një pjesë e arsyes së rritjes së mafies në Siçilinë perëndimore.

Ai pretendon se padrejtësia sociale në ekonominë e fermerëve, ashtu sikurse mungesa e ligjeve efektive mbi pronën, qeverisjen dhe aspektet e tjera të klimës socio-ekonomike, çuan drejt ngritjes së grupit famëkeq të krimit.  

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Ishin bllokuar mes borës në malin e Korabit, ushtria shpëton 3 banorë bashkë me tufën e kuajve

Ishin bllokuar mes borës në malin e Korabit, ushtria shpëton 3 banorë bashkë me tufën e kuajve