Studimi i ri: Momenti ideal për të
nisur ditën është ora 10

Studimi i ri: Momenti ideal për të<br />nisur ditën është ora 10
Sipas një studimi të ri, ora ideale për të filluar punën dhe studimin është 10 e mëngjesit. Në vazhdën e viteve shkencëtarët kanë bërë shumë kërkime mbi gjumin, për të përcaktuar se sa orë duhet të flemë mesatarisht.

Por sipas një grupi shkencëtarësh nga fondacioni “National Sleep” duhet të flemë më tepër.

Një nga dëshirat më të mëdha të njerëzve është padyshim fakti që të mos zgjohen shumë herët për të shkuar në shkollë ose në punë.

Të zgjohesh herët, psh në orën 6 ose 7 mund të jetë vërtetë e lodhshme dhe zbeh dëshirën për t’u ngritur. Në kalimin e viteve janë bërë shumë kërkime shkencore mbi këtë argument dhe në disa raste është konfirmuar që të zgjuarit vonë mund të ketë disa përfitime.

Por një studim i ri konfirmon çuditërisht që ora ideale për t’u zgjuar në mëngjes është ora 10.00.

Sipas shkencëtarëve kjo është ora e duhur për të nisur ditën, shkollën ose punën.

Në shoqërinë e sotme ka shumë njerës që janë të privuar nga gjumi i nevojshëm dhe fasha më e goditur është ajo nga mosha 14 deri në 24”, thotë njëri nga studiuesit.

Sipas tij gjumi i pamjaftueshëm mund të shkaktojë probleme në organizëm pasi ndikon së tepërmi në humorin tonë.

Fondacioni “National Sleep” ka konfirmuar se tek të rinjtë hormoni i melatoninës, që rregullon ciklin e gjumit dhe zgjimit, prodhohet vetëm pas moshës 23 vjeç, dhe për këtë arsye ta kanë më shumë vështirësi që të zgjohen herët në mëngjes. Kështu zgjimi herët nuk është produktiv dhe ndikon në produktivitetin në shkollë.

Natyrisht shkencëtarët nuk ndalen me kaq, por do të investigojnë për të mësuar më shumë mbi këtë argument.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve