Studimi i ri: Rrezet e diellit mund të
ndalojnë vdekjen e parakohshme

Studimi i ri: Rrezet e diellit mund të<br />ndalojnë vdekjen e parakohshme
Këshillat e dhëna për të shmangur sa më shumë ekspozimin në diell tashmë është në pikëpyetje, pasi një studim i ri sugjeroi se rrezet e diellit mund të kenë përfitime për shëndetin.

Pavarësisht këshillave se rrezet e diellit mund të shkaktojnë kancer në lëkurë, studiuesit zbuluan se rrezet e diellit ulin shanset e sulmeve në zemër dhe të një vdekje të parakohshme.

Një grup studiuesish nga Universiteti i Kopenhagenit tha se "sipas disa të dhënave, ekspozimi në diell për shumë individë mund të sjellë efekte të dobishme shëndetësore dhe për këtë arsye vihet në pikëpyetje nëse rrezet e diellit shkaktojnë kancer në lëkurë".

Por përsëri, ekspertët britanikë theksuan se kanceri i lëkurës mbetet ende një rrezik. Kanceri i lëkurës shkaktohet nga një lëndë që quhet 'Melanoma', e cila zhvillohet në shtresat e sipërme të lëkurës, dhe kjo është një prej kancerëve më të zakonshme në botë.

Shkaku kryesor i kancerit të lëkurës është eskpozimi i tepruar ndaj rrezeve ultravjollcë të diellit.


(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

I dënuar për trafik droge në Itali, 42-vjeçarit i sekuestrohet pasuri me vlerë 300 mijë euro!

I dënuar për trafik droge në Itali, 42-vjeçarit i sekuestrohet pasuri me vlerë 300 mijë euro!