Revista prestigjoze shkencore “The Lancet”, ka publikuar një renditje të sistemeve shëndetësore të 204 vendeve të ndryshme të globit, bazuar mbi 42 kritere, teknike, të gjitha të bazuara në efektshmërinë e trajtimeve mjekësore. Sipas The Lancet, kjo është e vetmja mënyrë shkencore për të matur cilësinë e sistemit shëndetësor të një vendi, në një kohë kur e gjithë globi po përballet me një krizë shëndetsore.

Në studimin e publikuar Shqipëria  është vlerësuar me 70 pikë në indeksin e përgjithshëm, aq sa Letonia, Lituania, apo Rumania dhe më mirë se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, Serbia, Mali i Zi, Bosnje Hercegovina, apo Maqedonia e Veriut, si dhe më mirë se vende si Bullgaria, Moldavia, Gjeorgjia, apo edhe Turqia.