Studimi: Infeksioni i Covid-19 mund të ‘godas’ dy herë

Studimi: Infeksioni i Covid-19 mund të ‘godas’ dy herë

Një person që tashmë e kishte mundur COVID-19 është riinfektuar me koronavirusin e ri, thanë sot studiuesit e Institutit të Mikrobiologjisë në Universitetin e Quito-s, Ekuador.

“IMUSFQ ka raportuar rastin e parë të provuar të riinfektimit të SARS-CoV-2, që shkakton COVID-19 në një pacient nga Ekuadori”, shkroi instituti në Tëitter.

“Gjenomet e virusit të pranishëm te ky pacient me COVID-19 janë sekuencuar në maj dhe sërish në gusht, duke treguar se ato janë dy lloje të ndryshme”, vazhdoi ai.

Sëmundja mori një rrjedhë të lehtë te pacienti ekuadorian në maj dhe ai tregoi simptoma të moderuara në gusht.

Në periudhën mes dy infektimeve, testi i koronavirusit i kryer në korrik ishte negativ.

Studiuesit në Ekuador zbuluan gjithashtu se infeksioni i dytë i pacientit pati një rritje të imunoglobulinës kundër virusit në trupin e tij, që do të thotë se ai tashmë kishte antitrupa.

Studiuesit në Hong Kong, Belgjikë dhe Holandë kishin raportuar më parë raste të dokumentuara të infeksioneve të rinovuara me koronavirus.

Shkencëtarët amerikanë, gjithashtu, paraqitën kohët e fundit një infeksion të koronavirusit të përtërirë në një pacient, që tashmë ishte shëruar disa kohë më parë.

Sipas OBSH, më shumë se gjashtë muaj pasi u shfaq Sars-CoV-2, nuk dihet shumë për riinfeksione të mundshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)