Studimi vjen nga George Ëashington University. Me rezonanca magnetike live, kërkuesit kanë matur nivelet e asimetrisë së trurit të 72 shimpazeve dhe 73 qënieve njerëzore. Nëse rritet asimetria e trurit rritet dhe aftësia intelektive.
Truri njerëzor ka nivele shumë më të larta të asimetrisë së trurit të shimpazeve. Një ndryshim që mund të jetë në bazë të diversitetit njohës mes njeriut dhe majmunit dhe superioritetit intelektual të njeriut.
Zbulimi është i një grupi kërkuesish nga George Washington University dhe sapo është publikuar në një artikull në Proceedings of the Royal Society B.
Sipas këtij studimi truri njerëzor është asimetrik strukturalisht dhe funksionalisht, por deri tani asimetria nuk ishte konsideruar në lidhje me formën dhe funksionet celebrale të majmunëve.
Asimetria celebrale nuk është karakteristikë me pak rëndësi, por një element thelbësor, sepse lejon çdo hemisferë të specializohet në funksione të caktuara dhe të veprojë në mënyrë efikase në ndërveprimin e saj me ambientin dhe shumëllojshmërinë e situatave që propozon.
Duke perdorur rezonanca magnetike live, kërkimi 'Increased morphological asymmetry, evolvability and plasticity in human brain evolution', ka matur nivelet e asimetrisë së trurit të 72 shimpazeve nga 6 deri ne 50 vjeç dhe 73 njerëzve nga 18 në 60 vjeç.
Studimi tregoi se truri i njeriut tregon nivele mëtë larta të asimetrisë në krahasim me të shimpazeve. Karakteristika që evidentojnë plasticitet më të madh të trurit të njeriut, tipar evolucionar thelbësor për zhvillimin e aftesive më të mëdha njohëse të njeriut.
Shkrimi u botua në Suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com (print) 16.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com