Studimi/Kokaina ndryshon
anatominë e trurit, rrit stresin

Studimi/Kokaina ndryshon<br />anatominë e trurit, rrit stresin
Kokaina e ndryshon thelbësisht trurin, qoftë edhe një dozë e vetme shkakton dëm. Ky është një paralajmërim i ri i shkencëtarëve.
 
Këto ndryshime dobësojnë vetëkontrollin dhe e bëjnë trurin më të predispozuar për tu shpërqëndruar.
 
Universiteti i Anglisë Lindore zhvilloi një kërkim të drejtuar nga Peter McCormick i cili thotë se studimi i hollësishëm zbuloi që një dozë e vetme kokaine mund ta ndryshojë plotësisht anatominë e trurit dhe nxisë një normë të lartë stresi.
 
Sipas studiuesve, kokaina shkakton një çarje midis dy proteinave kryesore të trurit, duke ndërprerë komunikimin midis tyre.
 
Kjo çarje në komunikim e bën më të vështirë për  trurin ta përballojë stresin dhe rrit  shansin që një përdorues të gjejë ngushëllim te kokaina.
 
Doktor McCormick thotë se grupi i tij ka identifikuar një mekanizëm potencial për mbrojtje kundër kësaj çarjeje. Por kjo nuk e ul rrezikun e përdorimit të kokainës.
 
Mendohet se diçka e ngjashme ndodh edhe nga përdorimi i tepruar i alkolit.
studimi
 
 Redaksia oNline
 (al.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 23.4 kg heroinë e marijuanë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 23.4 kg heroinë e marijuanë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë