Studimi: Konsumimi i frutave
dhe perimeve të zgjat jetën

Studimi: Konsumimi i frutave<br />dhe perimeve të zgjat jetën
Frutat dhe perimet janë të mira dhe ndihmojnë për të mbajtur larg sëmundje të ndryshme.

Këtë të gjithë e dinin. Një studim i kryer nga Kolegji Mbretëror i Londrës thotë se të ngrënit sa më shumë fruta mund të parandalojë 7.8 milionë vdekje të parakohshme çdo vit. Duke ngrënë 10 racione fruta ose perime në ditë (800 gram total) ndihmon në rritjen e jetëgjatësisë së një individi.

Ekspertët arritën në këtë përfundim pasi kanë bërë edhe krahasimin me ata persona që konsumojnë shmë pak fruta në ditë (më pak se 200 g në total).  Sipas tyre frutat ulin rrezikun kardiovaskular në masën 28%, të kancerit me 13% dhe zvogëlojnë rrezikun e vdekjeve të parakohshme deri në 31%.
 
Përse rekomandohet të konsumohen sa më shumë fruta dhe perime?
Shkencëtarët në fund të këtij studimi kanë dalë në përfundimin se për të zvogëluar rrezikun e kancerit duhet të konsumohen sa më shumë “të gjelbërta”, pra spinaq, speca, sallatë jeshile. Për të reduktuar rrezikun kardiovaskular janë më efektive molla, dardha, agrumet, lulelakra.
Konsumimi i frutave ndikon në uljen e presionit të gjakut, kolesterolit, ndihmon në qarkullimin e gjakut. Gjithashtu antioksidantët në fruta dhe perime ndihmojnë në riparimin e dëmtimit të ADN-së që promovojnë kancer.
 
Sa fruta perime duhet të konsumojmë në ditë?
Shkencëtarët thonë se duhet të paktë 10 racione në ditë ose e përkthyer në gram rreth 800gr. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike