TIRANE - Klubi social “campusALBANIA”, ka bërë një klasifikim të qyteteve shqiptare ku mund të jetohet më mirë. Kriteret e këtij klasifikimi kanë qenë tregues që ndikojnë direkt në një cilësi më të mirë jetese si infrastruktura, mjedisi, pastërtia, gjelbërimi, shërbimet, ushqimet që konsumohen, niveli ekonomik i jetesës, oportunitetet ekonomike.
Qyteti i Korçës klasifikohet i pari në listën e 10 qyteteve më të mira për të jetuar në Shqipëri. Menjëherë pas Korçës klasifikohet Bajram Curri, referuar pastërtisë më të lartë të ajrit në Shqipëri, i ndjekur nga Pogradeci, Përmeti dhe Vlora që renditet e pesta. Kryeqyteti shqiptar, Tirana, referuar kritereve të sipërpërmendura të këtij studimi, nuk është klasifikuar në listën e 10 qyteteve shqiptare më të mira për të jetuar.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com