Studimi/ Kreu i AMA:Tregu mediatik
i liberalizuar, Fuga: Si në vitet '60

Studimi/ Kreu i AMA:Tregu mediatik<br />i liberalizuar, Fuga: Si në vitet '60
Media shqiptare ka kapacitetin të adaptojë teknologji të reja por përmbajtja e saj i përket viteve 60.

Ky ka qenë një nga rezultatet e dala nga studimi që departamenti i gazetarisë organizoi me mbështetjen të  Autoritetit të Mediave Audiovizive.
 
Vetë kreu i AMA-s, Gentian Sala,  deklaroi se investimet në ligj dhe në platforma, kanë liberalizuar tregun mediatik, duke iu përgjigjur kështu një sërë pyetjesh kritike, mbi menaxhimin e platformave numerike.

"Ne kemi bërë dhe kemi dhënë garancinë maksimale për operatorin publik që ai të zhvillojë platformën e tij televizive. Kanë filluar nuk po ecin siç priten por kjo ndodh rëndomë në Shqipëri. I është dhënë mundësia maksimale që asnjë operator rajonal apo lokal të mos mbetet jashtë tregut mediatik dhe kjo është dhënë kundjet një tarife shumë të drejtë. U është dhënë mundësia të gjithë operatorëve që duan të futen në këto hapësira dhe të mos kenë një derë por të kenë disa dyer. U është dhënë mundësia maksimale e operatorëve ekzistues në treg për aq sa frekuenca ka. Kemi dy operatorë të mëdhenj Tring dhe Digitalb dhe nëse ata do të marrin frekuencat që ata kanë zënë në vite numri i tyre është 8 për Tiranën", u shpreh Sala.

Ndërsa pedagogu Artan Fuga, shprehu edhe pakënaqësinë e përmbajtjes që kanë televizionet në vend . Ky është studimi i dytë që fakulteti i gazetarisë së bashku me Autoritetin e Mediave Audiovizive publikojnë.

"Kemi fuqi të adaptojmë teknologji numerike të lidhur me ekranet, fundoret me ekranet e vegjël të lidhur në web në internet kurse përmbajtjen ne e kemi akoma të TV klasik si në vitet 60", tha Fuga. 

 Në këtë studim janë përfshirë thuajse të gjithë pedagogët e këtij universiteti si dhe studentë të tij.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com) 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi