Mbajtja e dietës, mund të na ndihmojë në humbjen në peshë, por mund të japë pasoja edhe në humbje të inteligjencës. Këtë gjë e thotë një studim i kryer në Harvard, nga Sendhil Mullainathan.
Ky studim, paraqet si personat që mbajnë dietë, kanë një pakësim të nivelit të inteligjencës, në krahasim me personat që hanë rregullisht. Ky lajm i pasqyruar në Daily News, tregon si dieta edhe pse mund të na bëjë të ndihemi mirë me veten, trurit i shkakton një lodhje duke e bërë që të jetë më pak prodhues.
Për të arritur në këtë konkluzion, janë kryer eksperimente të ndryshme, mbi sjelljet, duke analizuar ndryshimet mes personave që ishin në dietë dhe atyre që ushqeheshin normalisht.
Në një prej këta teste, u vu në dispozicion një biskotë me çokollatë.
Personat që nuk ishin me dietë, filluan të hanin këtë biskotë me çokollatë, pa bërë shumë naze, ndërsa personat që ishin në dietë, hezituan të bënin të njëjtën gjë, nga frika e kalorive që mund të merrnin.
Pikërisht, nëse një person i cili vazhdimisht numëron dhe preokupohet për kaloritë që aim und të marrë, atëherë kjo gjë nuk i jep mundësi trurit të përqëndrohet në detyra dhe funksione të tjera.
Redaksia online
(eb/ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com