“Smithsonian” është bazuar në një studim të publikuar në faqen e internetit të Neurologjisë, një studim i drejtuar nga gjashtë hulumtues në neurologji, transmeton albinfo. Studimi "sugjeron se libri, shkrimi si dhe angazhimi në aktivitete të tjera stimulon trurin dhe ngadalëson rënien e tij për shkak të plakjes, pavarësisht nga sëmundjet neurodegjenerative që lidhen me plakjen".
294 persona janë përdorur për të kryer këtë eksperiment, i cili zgjati gjashtë vjet. Çdo vit për gjashtë vjet analiza për njohuri dhe kujtesë janë kryer mbi këta persona. Këta të fundit gjithashtu i janë përgjigjur pyetësorit "në lidhje me zakonet e tyre të leximit dhe shkrimit, nga fëmijëria në moshën e rritur.
Shkrimi u botua në Suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com (print) 25.07.2013
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)