Studimi më i fundit,
çokollata nuk të shëndosh

Studimi më i fundit,<br />çokollata nuk të shëndosh
Shumë prej nesh nuk mund ti rezistojnë tundimit për të shijuar një çokollatë, e ndërsa më pas pendohemi duke menduar se ajo na shëndosh.

Studimi më i madh i kryer ndonjëherë në këtë fushë në Europë ka nxjerrë përfundimin se çokollata nuk të shëndosh.

Studimi është kryer me 1500 studentë europianë  dhe ka rezultuar se sa më shumë çokollatë të konsumohet aq më shumë  zvogëlohen yndyrnat në trup (sidomos në bark), pavarësisht aktivitetit fizik dhe dietave tek të rinjtë.

Studimi është kryer nga universiteti i Granadës dhe është publikuar në revistën “Nutrition” që është pjesë e projektit HELENA (mënyrat e shëndetshme të të ushqyerit të adoleshentëve në Europë), i financuar nga BE-ja.  

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet miratuar rezoluta anti-korrupsion e propozuar nga PS?



×

Lajmi i fundit

Himara mikpret turistët e huaj: Na pëlqen deti, ushqimi e njerëzit

Himara mikpret turistët e huaj: Na pëlqen deti, ushqimi e njerëzit