Studimi, muaji i lindjes
influencon sistemin imunita

Studimi, muaji i lindjes<br />influencon sistemin imunita
Nga zodiaku dhe sistemi imunitar duket një hap shumë i madh, por tashmë ideja për ndikimin e muajit të lindjes në sistemin imunitar të mmbrojtjes së trupit, është objekt i një ekipi studiuesish britanikë, mes të tjerash financuar nga “Medical Research Council” dhe nga fondacioni italian i sklerozës multiple, dhe publikuar studimin në “Jama Neurology”.

Studiuesit gjetën se zhvillimi i sistemit imunitar të foshnjave dhe nivelet e vogla të vitaminës D ndryshojnë në varësi të muajit të lindjes. Dhe se më shumë "fat" nga kjo pikëpamje janë fëmijët e lindur në nëntor.

RREZIKU I SKLEROZËS

Hulumtimi, i kryer nga shkencëtarë në Universitetin Queen Mary, Universiteti i Londrës dhe Universiteti i Oksfordit, siguron një bazë biologjike se përse rreziku i zhvillimit të sklerozës të shumëfishtë ndikohet nga muaji i ditëlindjes suaj. Skleroza multiple është rezultat i një veprimit të sistemit imunitar që dëmton sistemin nervor qendror.

Zhvillimi i sëmundjes është konsideruar rezultat i një ndërveprimi kompleks në mes gjeneve dhe ambientit. Në të kaluarën, një numër studimesh kanë sugjeruar se muaji i lindjes mund të ndikojnë në rrezikun e zhvillimit të sklerozës të shumëfishtë.

Ky efekt, është veçanërisht i dukshëm në Agli, shpjegojnë ekspertët, ku kulmi i pacientëve është shënuar në mesin e individëve të lindur gjatë muajit maj, ndërsa numri është më i vogël në mesin e atyre që kanë ditëlindjen gjatë muajit nëntor.

Sipas studiuesve, nga momenti që vitamina D formohet në lëkurë nga ekspozimi në diell, “efekti i muajit të lindjes” dëshmon rolin e vitaminës D të paralindjes në mundësinë e rrezikut të sklerozës multiple.

TË DHËNAT

Në këtë studim, janë ekzaminuar mostrat e gjakut të kordonit të kërthizës nga 50 foshnjat e lindura në Londër në nëntor dhe shumë të tjerëve të lindur në maj, nga 2009 në 2010. Gjaku është analizuar për të matur nivelet e vitaminës D dhe të qelizave T autoreaktive.

Qelizat T janë qeliza të bardha të gjakut që luajnë një rol vendimtar në përgjigjen imunitare të trupit, janë "ushtarët" që identifikojë dhe të shkatërrojë agjentët infektive që pushtonjnë trupin.

Por qelizat T autoreaktive janë të afta për të sulmuar edhe qelizat e veta të trupit, duke shkaktuar sëmundje autoimune, dhe duhet të eliminohen nga sistemi imun gjatë zhvillimit të saj. Ky proces i transformimit të qelizave T është kryer nga thymus, një organ që është i vendosur në zgavrën e kraharorit sipërm.

REZULTATET

Rezultatet kanë treguar se foshnjat e majit kishin nivele të konsiderueshme më të ulëta të vitaminës D (rreth 20% më e ulët sesa ata që kanë lindur në muajin nëntor) dhe në mënyrë të konsiderueshme nivele më të larta (rreth dyfish më shumë) të qelizave T autoreaktive në krahasim me të bebeve të lindur në nëntor.

Sipas bashkëautorit, Sreeram Ramagopalan, profesor i Neuroshkencë në Barts dhe Queen Mary, “duke treguar se muaji i lindjes ka një ndikim të matshëm në zhvillimin e sistemit imunitar në mitër, ky studim jep një shpjegim të mundshëm biologjik për efektet e muajit të lindjes në sklerozën e shumëfishtë".

"Nivelet e larta të qelizave T autoreaktive mund të shpjegojnë pse foshnja e lindur në maj janë në rrezik të lartë të zhvillimit të sëmundjes”, - vazhdon ai. Përveç kësaj, korrelacioni me vitaminën D "sugjeron se pikërisht kjo mund të jetë motorri i efektit" duke iu referuar analizave të certifikatave të lindjes të pacientëve.

"Ne kemi nevojë për studime afatgjata për të vlerësuar efektin e suplementit të vitaminës D në gratë shtatzëna dhe ndikimin e tyre në zhvillimin e sistemit imunitar dhe rrezikun e sklerozë të shumëfishtë, por edhe të sëmundjeve të tjera autoimune"

(Burimi: Corriere della Sera: http://ëëë.corriere.it/ salute/ pediatria/13_aprile_09/zodiaco-data-nascita-sclerosi_e4852d4c-a05b-11e2-b85a-540f7c490c5.shtml)

Shkrimi u botua sot në Suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com (print) 11.04.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës