Studimi: Në Serbi gjithnjë e më pak njerëz e shohin SHBA-në si armike

Studimi: Në Serbi gjithnjë e më pak njerëz e shohin SHBA-në si armike

Në bazë të një hulumtimi të Institutit për Çështje Europiane, dukshëm më pak serbë mendojnë se Shtetet e Bashkuara janë armik i Serbisë.

Sipas raportit të lëshuara nga Instituti, më shumë serbë mendojnë se është e rëndësishme të ketë marrëdhënie të mira si me Shtetet e Bashkuara ashtu edhe me Rusinë.

"Nga numri i përgjithshëm i të anketuarve, 37 për qind besojnë se Shtetet e Bashkuara janë armiku i Serbisë dhe 26 për qind besojnë se Shtetet e Bashkuara janë mik i Serbisë. Në krahasim me hulumtimin e kryer në vitin 2019, ka rreth 13 për qind më pak të anketuar që ndajnë mendimin se Shtetet e Bashkuara janë armiku i Serbisë", deklaroi Instituti për Çështjet Europiane.

Për të pestin vit radhazi, Instituti në bashkëpunim me kompaninë hulumtuese "Ninamedia", zhvillojnë sondazh të opinionit publik mbi marrëdhëniet midis Serbisë dhe SHBA-së.

Sipas rezultateve, 16.8 për qind e qytetarëve serbë vlerësojnë marrëdhëniet Serbi-SHBA me rezultatin më të ulët, ndërsa 6 për qind e tyre me rezultatin më të lartë(5 pikë)

Një e katërta i vlerësoi marrëdhëniet Serbi-SHBA me notë kaluese 2, dhe shumica (42.2 për qind) me një vlerësim mesatar prej 3 kurse katër pikë dhanë 9.9% e të anketuarve. Në një shkallë vlerësimi prej 1 deri në 5, marrëdhëniet midis dy vendeve u vlerësuan me një rezultat mesatar prej 2.63. Gjysma e qytetarëve  besojnë se në të ardhmen, marrëdhëniet midis Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara do të jenë më të mira.

"Ka një rritje të numrit të të anketuarve që janë optimistë për përmirësimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara, ndërsa një e treta e mendojnë se marrëdhëniet nuk do të përmirësohen dhe ky numër është më i ulët", tha Instituti për Çështjet Europiane.

Në pyetjen se çfarë do t’i përmirësonte marrëdhëniet midis Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara, 20.8 për qind thanë se në këtë aspekt do të ndikonte zgjidhja e çështjes së Kosovës; 12.6 për qind thanë se kjo do të ndodhte nëse Kosova i rikthehet Serbisë; 9.9 për qind nëse NATO kërkon falje për ndërhyrjen në vitin 1999 dhe pagesa e reparacioneve të luftës, ndërsa 8.5 përqind nëse ndodh anëtarësimi i Serbisë në Bashkimin Europian.

Instituti gjithashtu theksoi se rreth 49 për qind e qytetarëve serbë besojnë se një vizitë e presidentit amerikan, Donald Trump, do të përmirësonte marrëdhëniet midis Serbisë dhe Amerikës. Por, për këtë çështje 35% e të anketuarve kanë qëndrim të kundërt.

Më shumë se gjysma e qytetarëve- 52.5 për qind - besojnë se është e rëndësishme për Serbinë të ketë marrëdhënie të mira si me Rusinë ashtu edhe me SHBA-në.

Rusia mbështetet nga 34.2 për qind e të anketuarve, ndërsa 4.8 për qind mbështesin raportet me Amerikën.

"Në bazë të krahasimit të rezultateve gjatë tre viteve, ekziston një trend në rënie në rastin e të anketuarve që preferojnë Rusinë dhe një prirje në rritje në numrin e atyre që besojnë se është e rëndësishme që Serbia të ketë marrëdhënie të mira si me Rusinë ashtu edhe me Shtetet e Bashkuara", tha Instituti për Çështjet Europiane.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 06/09/2020 01:25

    Serbia ka nje rruge te gjate per te bere.Ajo duhet te mesohet me idene e shtetit te pavarur Kosovar, si nje fakt I kryer, qe nuk cbehet me dhe se kosovaret nuk jane armiqte e tyre, por komshinj qe duhet t'i respektojne ne shtepine e tyre,ashtu sic do t'i respektojne edhe ata nga ana e tyre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    6 Nëntor, 09:49

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

Porositi vrasjen e gruas, Apeli i shtoi dënimin, dorëzohet në polici ish-avokati Alban Bengasi

Porositi vrasjen e gruas, Apeli i shtoi dënimin, dorëzohet në polici ish-avokati Alban Bengasi