Studimi/ Njerëzit e zgjuar janë të çrregullt, flenë vonë dhe shajnë shumë
Njerëzit e zgjuar priren të jenë më të çrregullt, të flenë vonë dhe të thonë më shumë fjalë të pista. Ky është përfundimi i arritur nga tre studime të ndryshme, të bazuara në zakonet e njerëzve që kanë koeficient inteligjence më të lartë se mesatarja
Foto ilustruese
Njerëzit e zgjuar priren të jenë më të çrregullt, të flenë vonë dhe të thonë më shumë fjalë të pista. Ky është përfundimi i arritur nga tre studime të ndryshme, të bazuara në zakonet e njerëzve që kanë koeficient inteligjence më të lartë se mesatarja. Studiuesit në Universitetin e Minesotës, në vitin 2013, vunë re një lidhje mes inteligjencës së lartë dhe kreativitetit me tryezën e çrregullt të punës.
Studimi, i publikuar në PsychologicalScience.com, u bazua në dy përfundime themelore: rrëmuja e tavolinës mund të jetë për shkak të dembelizmit, por edhe të mungesës së kohës dhe një çrregullim i tillë stimulon kreativitetin. Një tjetër prirje anormale ka të bëjë me oraret: njerëzit më të mençur, në përgjithësi, shkojnë në shtrat vonë dhe nuk zgjohen shumë herët. Këtë e mbështet edhe një studim i kryer nga psikologu japonez, Satoshi Kanazaëa, i publikuar në “Psychology Today”.
Ndër njerëzit më të njohur me koeficient të lartë inteligjence, që qëndronin zgjuar për pjesën më të madhe të natës kanë qenë: Charles Darwin, Winston Churchill, Elvis Presley, Keith Richards dhe Barack Obama. Edhe më i çuditshëm duket të jetë rezultati përfundimtar i një studimi të kryer nga dy studiues amerikanë, i botuar në “Science Direct” dhe i bazuar te vëzhgimi i aftësive leksikore të njerëzve në raport me koeficientin e inteligjencës (IQ).
Çuditërisht, doli se njerëzit më inteligjentë janë ata që tentojnë të mallkojnë më shumë, pa hequr dorë nga përdorimi i fjalëve të këqija. Në veçanti, ata që kanë tendencë të thonë disa shprehje të ndryshme vulgare dhe kanë fjalor më të pasur se të tjerët.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
63.2%
-
Të gabuar
25%
-
Nuk kam mendim
11.8%
Vota total: 4306
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Studimi në Shkodër: Afro 20 për qind e nxënësve bullizohen në shkollë! Shqetësim dhe mungesa e oficerëve të sigurisë
21 Nëntor 2024, 16:16
-
Ju flihet më shumë gjumë kur bie shi? Ja çfarë tregon studimi
14 Nëntor 2024, 15:56
-
Proteinat e gjakut janë treguese të 67 sëmundjeve
24 Korrik 2024, 12:48
-
A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake
25 Prill 2024, 18:31
-
A keni probleme me gjumin? Disa këshilla për të fjetur menjëherë
21 Prill 2024, 13:56
-
Ja cila është ora më e mirë për të konsumuar vaktin e darkës për të mos shtuar peshë
2 Mars 2024, 15:56
-
Studimi/ 30% e të rriturve nuk flenë gjumë aq sa duhet, ja pasojat që sjell kjo në shëndet
1 Mars 2024, 14:00
-
10 të vërteta interesante rreth ëndrrave
25 Dhjetor 2023, 10:33
-
Arsyet pse fjetja në stomak nuk është pozicioni ideal
11 Dhjetor 2023, 11:28
-
Njerëzit inteligjentë kanë më pak miq
19 Shtator 2023, 22:51
-
VIDEO/ Në mes të fjalimit Biden ndërpret konferencën live: Do shkoj të fle
11 Shtator 2023, 15:54
-
Peshku teorikisht i shëndetshëm, po praktikisht? Studiuesit: Ja ujërat më të ndotura në Shqipëri dhe cilat janë pasojat për ata që konsumojnë peshk të kontaminuar
31 Mars 2023, 13:31