Studimi: Një dozë e vetme e Pfizer ose AstraZeneca prodhon përgjigje të fortë të antitrupave

Studimi: Një dozë e vetme e Pfizer ose AstraZeneca prodhon përgjigje të fortë të antitrupave

Një dozë e vetme e vaksinës Oxford / AstraZeneca ose Pfizer / BioNTech prodhon përgjigje të fortë të antitrupave kundër koronavirusit të personat mbi 80 vjeç.  Sipas studimit, 93% e personave zhvillojnë antitrupa kundër proteinës spike, pesë deri në gjashtë javë pas marrjes së dozës së parë nga Pfizer dhe 87 % pas  dozës të parë të AstraZeneca.

AstraZeneca pati një efekt më të madh ku 31% e personave prodhonin qeliza T kundër proteinave spike krahasuar me 12% të atyre që kishin marrë një dozë të Pfizer. Personat që ishin vaksinuar me AstraZeneca gjithashtu patën një përgjigje më të fortë të antitrupave.

Studimi thekson se qasja e Britanisë për një interval kohe prej 12-javësh midis dozave është e sigurt dhe efektive, pasi  të moshuarit zhvillojnë një përgjigje të fortë të antitrupave përpara marrjes së dozës së dytë.

Studimi, i botuar në rëvistën shkencore The Lancet, morën në studim mostrat e gjakut nga 76 njerëz, të moshës 80 deri 99 vjeç, të cilët kishin një marrë një dozë të vetme të Pfizer dhe 89 të cilët kishin marrë vaksinën AstraZeneca.

Dr Helen Parry, një nga studiueset , tha: “Përgjigja e fortë e antitrupave  tek njerëzit e moshuar është shumë e rëndësishme sepse ne e dimë që funksioni i sistemit imunitar përkeqësohet me moshën.

Tetë persona që kanë qenë të infektuar me Covid-19 kishin zhvilluar një përgjigje imune  të fortë pas dozës së parë të vaksinës- një rritje gati 700 herë më shumë në antitrupa dhe katërfish në qelizat T.

Përgjigjet e antitrupave janë të rëndësishme kundër infeksionit dhe ri-infektimit dhe qelizat T mund të mbrojnë nga përkeqësimi i infektimit por ato gjithashtu mund të jenë më pak të ndjeshme sesa antitrupat ndaj humbjes së imunitetit nga variantet.

Ndërkohë një studim i ri nga NHS dhe Universiteti i Mançesterit zbuloi se njerëzit e moshuar që kishin marrë Pfizer kishin më pak të ngjarë të shtroheshin në spital. Studiuesit ekzaminuan të dhëna për më shumë se 170,000 persona të moshës 80 deri 83 vjeç, të cilët morën vaksinën midis 15 dhe 20 dhjetorit, ata zbuluan se midis 35 dhe 41 ditëve pas vaksinës së parë, pranimet në urgjencë ishin 75% më të ulëta në grupin e vaksinuar kur krahasoheshin me moshat e pa vaksinuara 76 deri 79 vjeç.

Autoritetet shëndetësore në anën tjetër po përpiqen që të gjejnë një mënyrë për të rritur efektivitetin e vaksinave duke i përzierë ato.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille