Studimi OBSH-së, 2 të tretat e
botës preket nga virusi i "Herpesit"
Virusi HSV-1 shkakton ulçer përreth gojës, por gjithashtu mund të shkaktojë infeksion gjenital. Sipas raportit të publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë afërsisht 2 të tretat e botës, nën moshën 50 vjeç kanë nivele të larta të virusit infektiv herpes
E parë nga ana statistikore të gjithë mund të kemi herpes. Virusi HSV-1 shkakton ulçer përreth gojës, por gjithashtu mund të shkaktojë infeksion gjenital. Sipas raportit të publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë afërsisht 2 të tretat e botës, nën moshën 50 vjeç kanë nivele të larta të virusit infektiv herpes. Herpes shkakton plagë rreth gojës, ashtu siç janë shenjat të cilat dalin mbas një të ftohti të zakonshëm.
Sipas studimit të OBSH,më shumë se 3.7 miliardë njerëz nën moshën 50 vuajnë nga tipi i virusit herpes simplex 1 (HSV-1), zakonisht pas infektimit në fëmijëri. Ndërsa 417 milionë njerëz midis moshës 17-49 vjeç kanë një tjetër formë të sëmundjes e cila shkakton herpes gjenital. HSV-1 normalisht shkakton ulçer rreth gojës sesa infeksion gjenital. Por, sot gjithnjë e më shumë ky virus po bëhet një nga shkaktarët kryesorë të infeksioneve gjenitale.
HSV-2 mund të rrisë rrezikun e përhapjes së HIV-it, sëmundje që shkakton AIDS-in. Pak dihet për ndonjë lidhje ndërmjet HSV-1 dhe HIV / AIDS, edhe pse ajo mund të çojë në komplikacione të tjera të rënda të tilla si encefaliti.
“Në të vërtetë kemi nevojë për të përshpejtuar zhvillimin e vaksinave kundër virusit herpes simplex, dhe në qoftë se një vaksinë është projektuar për të parandaluar infeksionin HSV-2 dhe pengon infeksionin HSV-1, atëherë ne dot kemi arritje të larta," tha Sami Gottlieb, mjek i OBSH.
Nathalie Broutet, po ashtu mjek pranë OBSH-së , tha se Instituti Kombëtar Amerikan i Shëndetësisë dhe kompanitë, si GlaxoSmithKline Plc ishin të përfshirë në gjyqe për të përcaktuar nëse një vaksinë terapeutike ose parandaluese ishte e preferueshme ose jo.
Mjeku Gottlieb tha se GSK kishte braktisur më parë një vlerësim për vaksinën vaksinë pas gjetjes se produkti nuk ka qenë efektive kundër HSV-2, edhe pse rezultatet treguan efikasitet kundër HSV-1.
"
Kjo ishte interesante dhe premtuese dhe i dha një dëshmi konceptit se këto vaksina mund të zhvillohen. Ka shumë punë të vazhdueshme dhe ne jemi me shpresë se do të kemi një vaksinë HSV në të ardhmen, "- u shpreh Broutet për Reuters.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
15.8%
-
Pak
11.8%
-
Aspak
72.4%
Vota total: 76
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Edukatorja dhunoi 3-vjeçarin, në hetim bashkëshorti i saj pasi kërcënoi babanë e të miturit
24 Janar, 16:23
-
Sadushi në ceremoninë e hapjes së vitit gjyqësor në Itali: Forcojmë bashkëpunimin mes dy vendeve
24 Janar, 16:22
-
Temperaturë e lartë e vështirësi në frymëmarrje, gripi bën njerëzit për spital! Mjekët: Pacientë me bronkite e pneumoni
24 Janar, 16:15
-
Osimhen në telashe serioze, gazetari e akuzon: Më rrahu dhe kërcënoi se i bëra foto në klub nate
24 Janar, 16:03
-
Riaktivizohet marrëveshja Itali-Shqipëri! Anija e marinës italiane 'Cassiopea' gati për të sjellë emigrantë në Shëngjin
24 Janar, 15:56
-
Bashkia e Fierit hap kanalin, dëmton rrjetin e Ujësjellësit! Banorët e Martines në protestë: Ujë vjen i ndotur në çezma
24 Janar, 15:55
-
Filloni ditën tuaj me mëngjes të shëndetshëm dhe reduktoni rrezikun e diabetit
24 Janar, 15:55
-
Financuan blerjen e mbi 7 tonë drogë nga Kolumbia për në Spanjë, EUROPOL godet kartelin shqiptar në Dubai! U sekuestruan 6,5 mln euro cash dhe 4 mln euro në makina e bizhu (VIDEO+FOTO)
24 Janar, 15:46
-
'Trampistët' e Berishës në Tiranë po e masakrojnë, Sekretari i Shtetit Rubio takon Yuri Kim
24 Janar, 15:45
-
1/3 e aplikimeve refuzohen, debat në KQZ për diasporën: Merrini në telefon dhe sqarojini për gabimet
24 Janar, 15:44
-
Dekreti i Presidentit, Trump shqetëson afganët në Shëngjin: Pa Amerikën e ardhmja jonë është në rrezik
24 Janar, 15:43
-
Itali/ Shqiptari hakmerret ndaj ish-partneres, tenton ta vrasë me aksident pas ndjekjes në rrugë! Kapet në arrati, i nxori makinën nga rruga, vajza plagoset
24 Janar, 15:42