Njerëzit që kanë një diplomë ose kualifikim pasuniversitar kanë më shumë mundësi të kenë një numër më të lartë të testeve të dështuara të ngarjes së makinës sesa njerëzit e thjeshtë.

Sipas një studimi nga ekspertë britanikë, u vëzhguan 1,564 persona me një patentë shoferi në Mbretërinë e Bashkuar dhe u gjet se 59% e atyre që nuk kanë një shkollë të lartë apo studime të mëtejshme, e kaluan testin më lehtë.

Hulumtimi zbuloi se kjo ishte 1.9 përpjekja e tyre  krahasuar me 2.3 që është maksimalja,  për ata që studiojnë matematikë dhe shkencat ekzakte.

Studimi zbuloi se gjashtë nga 10 shoferët pa kualifikime, e kalojnë testin e tyre me një mesatare prej 1.7 përpjekjesh për të fituar marrjen e patentës.

Ky studim erdhi pasi  60% e adoleshentëve po marrin licencat para moshës 18 vjeç dhe ka një rritje me 11% që nga viti 2012.