Femrat të cilat për çdo ditë konsumojnë pije të gazuara, sipas shkencëtarëve japonezë, janë në rrezik të shtuar që të pësojnë sulm në zemër. Konsumimi i përditshëm i kësaj pijeje tek femrat, sipas shkencëtarëve, përreth 80% të rasteve krijon mundësitë e formimit të mpiksjes në tru.

Nga ana tjetër, tek meshkujt ekziston një rrezik paksa më i paktë se do ta kenë të njëjtin problem shëndetësor. Ky hulumtim, që është kryer në universitetin në Osaka, pjesërisht ka vërtetuar kërkimin e mëparshëm të një universiteti në amerikë, në të cilin thuhet se pijet me ëmbëltues mund të ndikojnë në shfaqjen e sulmit në tru tek të dyja gjinitë.

Që prej shumë kohësh studimet e shumta tregojnë se konsumimi i tepërt i pijeve të gazuara ndikon edhe në mbi peshë dhe në shfaqjen e diabetit, lloji 2.

Shkrimi u botua në suplementin SHENDETI të së përditshmes SHQIPTARJA.com

(Gre.M/Shqiptarja.com)