Studimi, pse elefantët preken
më pak se njerëzit nga kanceri

Studimi, pse elefantët preken<br />më pak se njerëzit nga kanceri
Ndërsa numri i të prekurve me kancer në mbarë botën rritet me shifra alarmante, studiuesit janë duke menduar për gjetjen e rrugëve të reja që do të parandalonin formimin e qelizave tumorale.

E pikërisht për këtë në studim janë marrë elefantët, pasi këto kafshë preken shumë rrallë nga kanceri. Sipas shkencëtarëve ata po përpiqen të zbulojnë se përse këto kafshë kanë nivele të ulta për prekjen nga kanceri.

Por ekspertë të tjerë kanë thënë se ky fokus i Univeristetit Utah që po merret me studimin mund të jetë qesharak, pasi përmasat e elefantit janë 100 herë më të mëdha se të një njeriu.

Por, Dr Joshua Schiffman i cili mbron tezën se në qelizat e elefantëve mund të zbulojë dicka të re e cila do t'ju lehtësonte vuajtjet miliona njerëzve thotë se vetëm 5% e elefantëve vdesin nga kanceri në krahasim 25% të numrit të vdekjeve tek njerëzit. Shkencëtarët po marrin  AND-në e elefantit për të gjetur një shpjegim, megjithatë ata janë në hapat fillestare për tezën e tyre.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane