Studimi/Pse rrudhen
duart kur futen në ujë?

Studimi/Pse rrudhen<br />duart kur futen në ujë?
Të gjithëve pa përjashtim na ka ndodhur që kur futemi në pishinë, në det apo kur lajmë diçka duart tona rrudhen. Nuk ka asnjë problem me këtë fenomen, por gjithnjë jemi bërë kureshtarë se pse ndodh. Një studim i fundit i publikuar në “Brain, Behaviour and Evolution”, tregon se rrudhat shërbejnë që duart të mos rrëshkasin kur futemi në ujë. Pasi nëse duam të kapemi pas një objekti ato nuk rrëshkasin, dhe shërbejnë njëlloj si gomat me rrugën.

Rrudhja e duarve është një fenomen i kontrolluar nga sistemi nervor, ku kryesisht pjesa e poshtme e gishtave synon të rrudhet më shpejtë. Lëkura rreshket kur ne lahemi sepse shtresa sipërfaqësore e lëkurës është e përbërë nga keratina. keratina është një proteinë që për nga natyra e saj kur zhytet në ujë heq yndyrat nga vetja dhe kur lëkura qëndron gjatë në ujë, ajo zbutet dhe fryhet duke u krijuar formë si rrudha.

Ky rezultat është më i dukshëm për duart dhe këmbët sepse sasia e keratinës në këto pjesë të trupit është më e madhe. Edhe flokët dhe thonjtë janë të pasura me keratinë, por kanë një strukturë tjetër. Gjithsesi flokët në ujë bëhen më kaçurrelë dhe thonjtë më të butë.


Shkrimi u publikua në Suplementin Shëndeti, në gazetën Shqiptarja.com
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi