Studimi/Qëndrimi në diell dhe
natyrë mbron shikimin e fëmijëve

Studimi/Qëndrimi në diell dhe<br />natyrë mbron shikimin e fëmijëve
Qëndrimi i gjatë përpara televizorit dhe pajisjeve elektronike dhe në anë tjetër koha e pakët e shpenzuar jashtë shtëpisë nga fëmijët, po krijon një “epidemi” të gjëndjes shëndetësore të syve te fëmijët dhe adoleshentët.
 
Mjekët specialistë kanë thënë gjithmonë se shikimi i dobët i njeriut është i lidhur me faktorë gjenetikë, por tani duket se stili i jetesës së fëmijëve mund të luajë një rol të madh në gjëndjen e syve të tyre.
 
Një studim i fundit i publikuar nga Universiteti Ulster javën e shkuar, zbuloi se shkalla e ulët e kthjelltësisë së shikimit të njerëzve në moshë të re  po thellohet  gjatë 50 viteve të fundit.
 
23 përqind e 12 vjeçarëve Britanikë vuajnë tanimë nga miopia, termi mjekësor i  shikimit të dobët, i cili shkakton paqartësi të thelluara në shikimin e objekteve në distancë, ndërsa objektet në afërsi mund të shihen qartë.
 
Në vëndet e Azisë Lindore situata është më e rëndë akoma. 90 përqind e fëmijëve aty janë gati gati miopë.

Problemi ndodh kur syri rritet  përtej gjatësisë së tij normale dhe kështu në vend që syri ti ngjajë një topi ping-pongu, ai merr formën e një veze.
 
Dopamina, një transmetues i impulseve nervore në tru është i rëndësishëm për rritjen e syrit por që çlirohet në retinë gjatë ditës.
 
“Ndaj në rastin kur nuk ka mjaftueshëm dritë në ambientin ku ndodheni, syri juaj mund të rritet  në një mënyrë të pakontrollueshme”, thotë David Allamby, një drejtues i klinikës së syve në Londër.
 
Kështu që është domosdoshmërisht e nevojshme që fëmijët tuaj të mos qëndrojnë mbyllur në shtëpi, por të shpenzojnë sa më shumë kohë jashtë në dritën e diellit, që syri i tyre të rritet shëndetshëm dhe në të ardhmen të mos kenë probleme me shikimin.

Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 23.4 kg heroinë e marijuanë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 23.4 kg heroinë e marijuanë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë