Studimi/ Sëmundjet vijnë dhe nga
puna. Ja çfarë këshillojnë mjekët

Studimi/ Sëmundjet vijnë dhe nga<br />puna. Ja çfarë këshillojnë mjekët
Rreziku profesional vazhdon të ketë një barrë relativisht të lartë në Shqipëri, me gjithë tendencën zbritëse gjatë dy dekadave të fundit. Kështu, në vitin 2014, barra e sëmundjeve që i atribuohet rreziqeve profesionale ishte 3%.

Barra për shkak të ndotjes së ajrit në banesë është ulur ndjeshëm gjatë dy dekadave të fundit në Shqipëri. Megjithatë, në vitin 2010, ky faktor rreziku ishte përgjegjës për 6.4% të barrës totale të sëmundjeve Në mënyrë të ngjashme, barra e sëmundjeve për shkak të ndotjes mjedisore nga grimcat(PM) ka patur ulje(në vitin 2013, ishte përgjegjës për 3.4% të barrës totale të sëmundjeve).


Mjekët Këshilla

Lëngje

Gjatë verës të gjithë individët duhet të pinë sa më shumë lëngje. Sipas mjekëve në Itali, pirja e lëngjeve ndihmon organizmin dhe ruan qarkullimin e rregullt të gjakut, sidomos në temperatura të larta

Temperatura

Nëse përdorni kondicionerin në shtëpi gjatë gjithë kohës, atëherë fëmijët do të ketë më shumë rrezik të preken nga gripi. Kështu thonë mjekët në Britani që këshillojnë kujdes për fëmijët

Ushqimet

Gjatë verës duhet të shmangni sa më shumë ushqimet e fast-food, pasi rrezikoni të helmoheni. Kjo vjen për shkak të qëndrimit për shumë ditë të ushqimit në temperaturë të nxehtë dhe të ftohtë

Uji

Gjatë verës një njeri duhet të konsumojë minimumi 2 litër ujë në ditë. Sipas një studimi në SHBA trupi i njeriut ka më shumë nevojë për ujë gjatë verës se sa për ushqim, pasi rritet rreziku i disa sëmundjeve si diabeti dhe sëmundjet e veshkave

Pishina

Nëse keni ndërmend të udhëtoni për pushime jashtë shtetit apo brenda tij, atëherë duhet të zgjidhni ujin e detit jo atë të pishinave. Studjuesit këshillojnë se uji i pishinave rrit rrezikun e disa sëmundjeve sidomos tek fëmijët e vegjël

Salcat

Duhet të shmangni përdorimin e salcave të ndryshme gjatë gatimit. Në këtë përfundim kanë arritur disa studiues në Britaninë e Madhe, të cilët theksojnë se rritet rreziku që të keni kancer për disa vite, nëse gjithmonë përdorni salca në sasi të mëdha

Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )



 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

'Aktrim i dobët' para miratimit të Reformës Zgjedhore!

'Aktrim i dobët' para miratimit të Reformës Zgjedhore!