Sipas një studimi të ri, në qoftë se dëshironi që të keni të ardhura të mira, atëherë duhet të keni një jetë të kënaqshme seksuale.
Studimi konstatoi se personat të cilët bëjnë seks të paktën 4 herë në javë, përfitojnë të ardhura më të mëdha se ata që nuk bëjnë seks rregullisht.
Njerëzit mund të përjetojnë depresion, ankth dhe stres në qoftë se nuk bëjnë rregullisht seks. Studimi cilësoi se njerëzit duhet të dashurojnë dhe të dashurohen nga të tjerët, seksualisht dhe jo seksualisht. Doktor Nick Drykadis, tha se “në mungesë të këtyre elementëve shumë njerëz bëhen të ndjeshëm ndaj vetmisë”.
Doktor Drykadis dha dhe arsyet pse e nisi këtë studim. Ai mendon se të gjithë njerëzit duhet të përmbushin nevojat e tyre bazë, qw janë: ushqimi, gjumi, seksi dhe paratë. Në qoftë se kanë këto, atëherë do të jenë në gjendje të kenë sukses në të gjitha aspektet e tjera të jetës. Në studim u përfshinë 7500 persona të grupmoshave ndërmjet 26 dhe 50.
Pjesëmarrësit u pyetën në lidhje me shëndetin e tyre, aktivitetin seksual, statusin e punësimit dhe të ardhurat që përfitonin. Në bazë të këtyre të dhënave, u gjet se personat që nuk kryenin marrëdhënie të paktën katër herë në javë, përfitonin 3 centë më pak se ata që kryenin rregullisht.
Gjithsesi, nuk është ende fort e qartë se ku qëndron lidhja midis seksit dhe të ardhurave. Këtë gjë e konfirmon edhe Dr.Drykadis, që ka realizuar studimin, i cili thotë se nuk e di saktësisht se ku qëndron lidhja mes tyre.
Por, megjithatë ai ka një teori për këtë. Drykadis beson se njerëzit që kanë paga më të larta kanë mundësi për t’i blerë partnerit dhurata të shtrenjta dhe kështu shpërblehen me seks.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com