TIRANE- Një studim i fundit i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik me bazë në Paris, (OECD) tregon se Shqipëria është ndër vendet më të goditura në Europë sa i takon fenomenit “të ikjes së trurit”, pra largimit të të diplomuarve dhe intelektualëve jashtë vendit.
Të dhënat vijnë nga një studim i organizatës mbi flukset migratore gjatë vitit 2011 nëpër vendet anëtare të OECD-së. Sipas studimit, numri i emigrantëve me arsim të lartë në këto vende është rritur shumë në dhjetëvjecarin e fundit, gati me 70 % duke shkuar në 27 milionë gjatë 2011-ës.
Fenomeni i “ikjes së trurit” është veçanërisht i theksuar në Afrikë dhe Amerikën e Jugut, kryesisht në shtetet e vogla dhe ishullore si Hawai ku shifra shkon në 73, 6 % të të diplomuarve rezidentë jashtë vendit të tyre të origjinës. Ndërkaq, po sipas studimit, vendet më të goditura në Europë janë Shqipëria me 26,7%, Rumania me 18,4% dhe l'Irlanda me 17,4%.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com