Studimi/ Si mund të humbësh
peshë duke ngrënë gjithçka

Studimi/ Si mund të humbësh<br />peshë duke ngrënë gjithçka
Hani atë që dëshironi, duke mos patur kufizime edhe për sa i përket yndyrnave. Edhe pse në pamje të parë kjo mund të duket një paradoks, shkencëtarët në Universitetin e Vanderbilt në Nashvill (Shtetet e Bashkuara), kanë pasur sukses në studimin e tyre, që është pranuar dhe në kongresin e Shoqërisë Kimike Amerikane. Studimi i tyre është provuar fillimisht te minjtë dhe më pas te njerëzit.

Sipas studiuesve nga rezultatet e para ka rezultuar se një person mbipeshë i cili ha, pa mbajtur dietën e zakonshme, mund të sjellë krijimin e disa lëndëve të veçanta të cilat nuk lejojnë shtimin në peshë, përkundrazi ulin kilogramët e tepërt. “Për disa kohë, shkencëtarët po punojnë për të shfrytëzuar fuqinë e mikroorganizmave për të mirën e shëndetit të njeriut. Studime të shumta tregojnë se flora bakteriale është e lidhur ngushtë me funksionimin e duhur të trupit tonë”, - thotë studimi i publikuar në revistën e Shoqërisë Kimike Amerikane.

“Ndjenja e ngopjes ndodhë në sajë të prodhimit në zorrë e një molekulë sinjalizuese. Kur prodhohet në sasi të vogla bën që kjo molekulë të të sjellë “dëshirën” për të ngrënë më shumë. “Ideja e kimisti amerikan ishte për të krijuar organizma të modifikuar gjenetikisht të aftë për të prodhuar substanca në fjalë”, - thuhet në shkrim.
 
Eksperimenti

 
“Bakteret, të përfshira në ujë, janë administruar në një grup minj nënshtruar një dietë të lartë me yndyrë. Nga ana tjetër, grupi i dytë, ka ngrënë të njëjtin nivel ushqimesh, por uji nuk kishte të pranishëm asnjë mikroorganizëm. Pas gjashtë javësh, studiuesit gjetën se në grupin e trajtuar me bakteret të cilat nxistën minjtë të hanin më shumë, pesha është reduktuar me 15% në krahasim me minjtë e patrajtuar. Një rezultat i rëndësishëm që tregon për herë të parë se mund të përdoren mikroorganizma për të ndikuar në peshën e trupit”, - thotë studimi.

Molla
Pirja e rregullt e lëngut të mollës nuk lejon formimin e gurëve në veshka dhe ndikon mirë te njerëzit, që kanë vuajtur nga verdhëza, duke e konsumuar
 
Përdorimi
Molla jo pa qëllim quhet “fruti i artë”, pasi jo vetëm që përdoret si frut freskues, por shërben edhe për përgatitjen e lëngjeve dhe uthullës.
 
Konsumimi
 
2 kokrra mollë, rekomandohen të hahen çdo ditë për të parandaluar infarktin. 7 herë në ditë pihet kura me ujë dhe uthull molle, për ata që vuajnë nga sinoziti
 

Zemra do të mbahet nën kontroll falë një radari me wi-fi

Nëpërmjet teknologjisë mund të ruani kontrollin e zemrës rë një personi tjetër në distancë, me një radari të ri dhe falë “Wi-fi”-it. Radari mund të përdoret për të monitoruar shëndetin e një fëmije apo të një të moshuari. Kjo është shpikja e një studenti në Boston të Shteteve të Bashkuara të paraqitur në konferencën kushtuar “kompjuterëve njerëzor”. Fadel Adib thotë se nëpërmjet internetin mund të kontrollohet zemra në raste urgjente.

“Pajisja do të jetë e lidhur me internet, kështu që ju mund të kontrolloni njeriun tuaj në spital, një të afërm në shtëpi etj.” – tha në gazetën franceze “Figaro” studiuesi i cili shpreson që të hedh në treg shpikjen e tij brenda 3 viteve dhe sipas tij çmimi nuk do të jetë i lartë. “Sistemi i zbulimit quhet “Vital-Radio” dhe punon si një radar, duke u kthyer sinjalet e intensitetit të ulët, kur ata hasin një objekt.

Pozita e gjoksit gjatë ndryshimeve të frymëmarrjes, parregullsitë minimale në ciklin e frymëmarrjes lejon sistemin për të matur shkallën e zemrës. Një algoritmi gjithashtu identifikon njerëz të ndryshëm dhe analizon funksionet e tyre jetësore në një rreze prej 8 metrash, madje edhe nëpër mure, me një besueshmëri prej 99%’, - thotë Fadel Adib.
 
Hulmutimet
Nëntë minuta te mjeku, mund të mos jenë të mjaftueshme
 
Ilaçi jo gjithmonë e “zvëndëson” mjekun ashtu siç duhet. Sipas një studimi në Itali, nëntë minuta te mjeku janë të pamjaftueshme për të zbuluar te një pacien dhimbjen apo sëmundjen e tij. Në Itali sipas studimit vizita te mjeku zgjat 9 minuta, ndërsa sipas të dhënave zyrtare në Shqipëri, vizita te mjeku zgjat mesatarisht 6 minuta. A është kjo një kohë e mjaftueshme për një pacient? Studimi thotë jo pasi një mjek që të fokusohet të pacienti kërkon minimalisht 20 minuta.

  Nga hulumtimet e Alfredo Zuppirolit del se pacienti kurrë nuk ka kohë për ti treguar mjekut për atë që ai vuan, pasi mjeku ndërhyn çdo 16 sekonda në kohën që pacienti flet. Sipas studimit më pak se 2% e pacientëve arrijnë ti shpjegojnë mjekut atë që mendojnë dhe pjesa tjetër arrijnë ta shprehin pjesërisht.
 

Smartfonët mund të zbulojnë nëse keni tumore

 
Teknologjia po bëhet pjesë e shëndetit të njeriut dhe ka arritur deri aty sa të krijohen pajisje që mund të instalohen në telefonin tuaj,  që t’ju sygjerojnë nëse duhet të shkoni te mjeku për tumoret. Hulmutuesit Amerikanë ka publikuar në revistën e Akademisë së Shkencës të SHBA-ve, një teknik të re për të zbuluar tumoret.

“Teknika, e quajtur D3 (Diagnoza –shpërbërje- dixhitale) ju mundëson për të regjistruar imazhe të indeve të sëmura, për të ruajtur të dhënat në më shumë se 100.000 qeliza dhe të dhënat i dërgojnë në laboratorët për analizë”, - thonë studiuesit. Teknika mbështetet në përdorimin e “microspheres” për të zbuluar qelizat e sëmura duke e instaluar në smartfonin tuaj.  Pajisja mund të zbulojë praninë e proteinave të tumorit me një saktësi prej 99.9%.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 2 Maj 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 23.4 kg heroinë e marijuanë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 23.4 kg heroinë e marijuanë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë