Studimi/ Si të humbasim peshë?!
Lodhuni duke numëruar kafshatat

Studimi/ Si të humbasim peshë?!<br />Lodhuni duke numëruar kafshatat
Më së fundi, sipas shkencëtarëve mund të humbasim peshë pa numëruar kaloritë, por vetëm duke reduktuar kafshatat. Kemi parur deri më sot dietën Atkins, dietën Paleo apo dietën e ushqimeve të papërpunuara. Por, suksesi i të humburit peshë  mund të jetë pikërisht në atë se çfarë vendosim në gojë.
 
Çelësi për të humbur peshë mund të jetë po aq e thjeshtë sa numërimi i kafshatave. Ky është  zbulimi i ri i shkencëtarëve të cilët po ndjekin një studim të ri pilot.
 
Ata i lanë detyrë pjesëmarrësve  të numëronin kafshatat në një periudhë kohe prej 1 muaji. Më pas, ata synuan të merrnin 20% deri në 30 % më pak kafshata për 4 muajt e ardhshëm.
 
E në fakt rezultatet ishin të qarta. Ata që ndoqën këtë eksperiment humbën rreth 4 kg, që është humbja normale e rekomanduar nga Qendra e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve në Amerikë.
 
Grupi i kërkimit në Universitetin “Brigham Young” vuri re rezultate të suksesshme edhe pa ndryshuar asgjë nga mënyra e të ngrënit, zakonet apo rutina e ushtrimeve.
 
Autori kryesor i studimit Josh West shpjegoi se studimi shërbeu për të konfirmuar atë çka ata dinin edhe më parë: “Të konsumosh më pak ushqim bën diferencën”.
 
“Nuk jemi duke thënë që njerëzit të ngordhin së ngrëni”- shtoi West. “Ajo çka duam të themi është se njerëzit duhet të hanë më pak sesa hanë zakonisht”.
 
Më tej shkencëtarët thonë se njerëzit mbi peshë duhet të fokusohen më shumë në ushqime cilësore sesa të hanë në sasi të mëdha. Ata shpresojnë se ky ndryshim në të ngrënë do të ndikojë në jetën e të gjithë atyre që klasifikohen në mbipeshë.
 
Në eksperimentin e realizuar, 61 prej njerëzve iu kërkua të numëronin herët që ata largonin ushqimin nga goja. Po ashtu të fokusoheshin dhe të numëronin lëngjet, jo vetëm ujin. Në fund të ditës ata raportonin rezultatet te kërkuesit.
 
41 prej njerëzve të përfshirë në studim e përfunduan suksesshëm eksperimentin Edhe pse nevojiten  më shumë kërkime për të konfirmuar këtë strategji , si çelësi i duhur  për të humbur shumë kilogramë.
 
Ata të cilët nuk e përfunduan eksperimentin e konsideruan tepër të vështirë të numëronin kafshatat. Po gjithsesi, shkencëtarët nuk kanë të ndalur. Ata janë duke punuar një algoritëm të ri që mund t’i ndihmojë  edhe ata që nuk patën durim.
 
Ne jemi duke konsumuar më shumë kalori sesa një gjeneratë më parë, e në të njëjtën kohë jemi më pak aktivë”- u shpreh njëri nga studiuesit.
 
Lajmi i mirë është se ju nuk duhet të humbisni shumë kalori. Madje dhe vetëm sikur të reduktoni 20% të kafshatave ju do të bëni diferencë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar