TIRANË - Spitalet e qyteteve të vogla funksionojnë vetëm si urgjenca apo ambulance mjekimi. Ky fakt tregohet nga shfrytëzimi i shtratit në shumë prej këtyre qyteteve, ku shfrytëzimi i shtratit është nga 1% deri në 28 % në rastet më të mira. Sipas përllogaritjeve të bëra nga Ministria e Shëndetësisë dhe buxhetit të shpenzuar rezulton se këto spitale më shumë funksionojnë si qendra punësimi se sa si institucione të ofrimit të shërbimit shëndetësor.