Studimi, stresi tek të rinjtë,
ndikon në humbjen  kujtesës

Studimi, stresi tek të rinjtë,<br />ndikon në humbjen  kujtesës
Sipas një raporti, është shënuar një numër në rritje i të rinjve që vuajnë nga kujtesa e dobët. Nga anketimi, 14 % e të intervistuarve ose 18 persona nga 39 thanë se kujtesa e tyre ishte e “varfër”.  
 
Sipas studiuesve, fajtor për këtë gjë mund të jetë shpenzimi i kohës në kompjuter si dhe procesi i dërgimit të sms-ve, për shkak sepse pengon në përqëndrimin e njerëzve. Studiuesit gjithashtu këshillojnë edhe moskonsumimin e duhanit për të ruajtur fuqinë e trurit.   
 
Nga raporti doli se personat e rritur, rreth moshës 60 dhe 90 vjeç, kishin një kujtesë më të mirë sesa personat e moshës së mesme (40 – 59 vjeç) dhe se të rinjtë ( 18 dhe 39 vjeç). Nga kërkimet e bëra, rezultoi se mosha mesatare që njerëzit përjetojnë humbje të kujtesës është 57 vjeç.
 
Gjithashtu, sipas këtij studimi rezultoi se persona që janë mbi 50 vjeç janë të “rrënuar” nga frika e humbjes së kujtesës. 

(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime