Studimi, ushqyerja me fruta dhe
perime, përmirëson humorin

Studimi, ushqyerja me fruta dhe<br />perime, përmirëson humorin
MILANO - Kënaqësitë e frutave dhe perimeve nuk janë të mira vetëm për shëndetin tuaj, por mund të kenë efekte pozitive edhe në gjendjen shpirtërore.

Një mollë për mëngjes, një sallatë të këndshme për drekë, një banane pasdite dhe pak brokoli në darkë: ja si duhet të jetë, sipas disa studiuesve, menuja e lumturisë. Bazuar në thejshtësinë, ky është përfundimi i një studimi në Universitetin e Otagos në Zelandën e Re, të botuar në “British Journal of Psychology Shëndetësisë, nëse do të hahet shumë fruta dhe perime çdo ditë do të ketë një efekt pozitiv në humor.

STUDIMI

Studimi i udhëhequr nga Tamlin Connor, një psikolog në Otago, është i bazuar në të dhënat e mbi 281 njerëzve rreth të 20-ave. Për tri javë, secilit pjesëmarrës studim, u është kërkuar që të raportojnë çdo ditë zakonet e tyre të të ngrënit dhe të përcaktojnë gjendjen e tyre shpirtërore, duke zgjedhur midis nëntë mbiemrave pozitive dhe nëntë negativë.

"Kur të anketuarit kishin ngrënë më shumë fruta dhe perime - thotë Connor -, deklaronin se në fund të ditës, ndihen më të qetë, të lumtur dhe plot energji se sa zakonisht". Por a është gjendja shpirtërore më e mirë që na shtyn drejt një dietë më të shëndetshme, të pasur në perime, apo janë portokallet, spinaqi & Co që kanë një efekt pozitiv mbi humorin?

Sipas studiuesve, fakti që një konsum më i lartë i frutave dhe perimeve mund të jetë i lidhur me përmirësimin e humorit edhe në ditën pasardhëse flet në favor të hipotezës së dytë. Asnjë ndryshim referuar normave në aspektin emocional nuk është shënuar nga pjesëmarrësit, kur, gjatë ditës, konsumonin më shumë se sasie e zakonshme e biskotave, ëmbëlsirave, patate të skuqura ose ushqime të tjera më pak të shëndetshme.

DITË PËR DITË

Shëndeti gjithashtu varet nga ajo që ju hani dhe nëse një dietë e shëndetshme ka qenë i lidhur edhe me një mirëqenie më të madhe fizike, nga vetitë mbrojtëse të sëmundjes së zemrës dhe të tumoreve, studimet e reja e fundit e kanë lidhur atë që keni vënë në tenxhere edhe me shëndetin mendor.

Acidet yndyrore omega-3, që gjenden kryesisht tek peshku dhe arrat, për shembull, ndihmojnë për të shmangur depresionin dhe kush i përmbahet një diete mesdhetare duket të ketë më pak gjasa se të tjerët për të përjetuar një rënia të aftësisë njohëse me kalimin e moshës.

Tetorin e kaluar, një studim në Universitetin e Warwick, pasi analizoi të dhënat e 80.000 njerëzve në Britaninë e Madhe, ka gjetur se konsumi i lartë i frutave dhe perimeve përkoi me një ndjenjë më të madhe të kënaqësisë dhe mirëqenies.

"Studimi ynë - thotë psikologu nga Zelanda e Re - megjithatë, tregon se një dietë e pasur me perime mund të ketë një efekt pozitiv në humorin jo vetëm në afat të gjatë, por edhe ditë-për-ditë, duke ndikuar emocionet pozitive të individëve për çdo ditë".

SI DHE PSE

Përtej meritave të njohura të një dietë të shëndetshme për shëndetin në përgjithësi, duhet të bëhen studime më të hollësishme për të konfirmuar tezën e Connor dhe të kolegëve të tij. Në veçanti, ne do të hetojmë nëse janë antioksidantët, që frutat dhe perimet i kanë me bollëk, apo janë substanca të tjera që kanë që ndikojnë tek humori.

Duhet të mbahen parasysh edhe aspektet psikologjike të çështjes: të dimë se të hash shëndetshëm, na bën mirë, mban lart moralin dhe kush e sheh jetëm me më optimizëm mund të jetë më i prirurr për sjellje të shëndetshme. Por nëse hipoteza është konfirmuar, atëherë për të qenë të lumtur duhet të hash këto ushqime të çmuara?

Ekspertët thonë se pesë vakte ditore, të rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, nuk janë të mjaftueshme, do të duhen rreth shtatë ose tetë vakte, që do të thotë për çdo vakt gjysma e pjatave duhet të jetë me perime ose gjysëm tasi me fruta, rreth 80 gram. Objektivi nuk është aq i vështirë, por arrihet nga shumë pak persona.

Vetëm 14 për qind e amerikanëve në fakt hanë pesë vaktet e rekomanduara nga OBSH dhe vetëm një e dhjeta e britanikeve është aq i kujdesshëm dhe arrin deri në shtatë vakte. Në Itali, ndoshta për shkak të disponueshmërisë së produkteve të mira dhe të traditës mesdhetare, sipas të dhënave të 2012 të Këshilit të Evropës për informacionet mbi ushqimet, mesatarisht tejkalohet pak norma mesatare e rekomanduar prej 400 gram të frutave dhe perimeve në ditë. Për një buzëqeshje më shumë, ju mund të bëni më mirë me një sforcim të vogël. (Marrë nga Corriere della Sera)

Shkrimi u botua sot në Suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com (print) 18.04.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës